Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Orari i duhur për të ngrënë vaktet

13:41 / April 13, 20193 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
orari mangiare
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Është shumë e vërtetë që ushqimi varet nga oraret e çdo personi, por ama ka një orë të rekomanduar për çdo vakt të ditës. Ndjekia e këtij programi ju ndihmon të keni një regjim ushqimor të ekuilibruar.

Secili prej nesh ha mëngjesin, drekën dhe darkën në një momentë të caktuar të ditës. Ndonjëherë, në fundjavë i shtyjmë disi vaktet. Por oraret për të konsumuar këto vakte varen kryesisht nga sjellja e një personi, por ama ka disa “parime” që duhen respektuar.

Mëngjesi duhet të nisë në orën 7.00
Pikërisht ora 07.00 e mëngjesit është momenti i duhur për të konsumuar mëngjesin e parë. Ky orar mund të jetë edhe në orën 8.00 po jo më vonë se kaq. Është vakti më i rëndësishëm i ditës dhe si i tillë duhet të ketë fruta, drithëra dhe të gjitha ushqimet që përmbajnë kalcium.

Një këshillë: Ka nga ata që thonë se nuk hanë dot mëngjes kaq herët se “u është mbyllur stomaku”. Në raste të tilla merrni pak kohë, shkoni në tualet, sistemoni dhomën e gjumit etj, për të aktivizuar trupin. Të pini një gotë ujë ju ndihmon për këtë.

Mesvakti rreth orës 10.00 dhe 11.00
Pas vaktit të parë shkojmë në punë, në palestër apo aktivitetet tona të përditshme. Rreth orës 10 apo 11 duhet të hani diçka. Dhe ky është një orar perfekt për të ngrënë një frut, drithëra apo kos me fruta të thata. Kjo ju ndihmon të mos keni uri deri në orën e drekës. Për më tepër do ju japë më shumë energji. Nëse dëshironi mund të pini dhe një filxhan çaj.

Dreka në orën 13.00
Nuk këshillohet të hani drekën para orës 13.00 vetëm në rast se do të jeni të detyraur. Por sa mund të shtyhet dreka? Përgjigja është: Maksimumi deri në orën 15.00.

Në drekë këshillohet të hani perime, proteina, yndyrna të shëndetshme dhe karbohidrate. Një vakt që të ngop, po jo shumë i rëndë. Në fund të drekës mund të hamë diçka të lehtë, si një frut apo një gotë çaj.

Koha e mesvaktit të pasdites

Mesvakti nuk është vetëm për fëmijët. Dhe të rriturit pas dreke mund të hanë diçka. Ky vakt mund të jetë rreth orës 16.00 dhe 17.00, por nëse keni ngrënë drekën në orën 15.00 mund ta shtyni për në orën 18.00. E rëndësishme është që këto orare janë fleksible dhe adoptohen sipas stilit tonë të jetës.

Mund të hani fruta të thata, pasi japin energji. Ose nëse në mëngjes nuk keni ngrënë kos, ky është një vakt i përshtatshëm.

Vakti i darkës
Orari i duhur për të ngrënë darkë është ora 19.00 ose 20.00 por asnjëherë pas orës 22.00, vetëm nëse flini vonë. Duhet të kujtoni se duhet të kalojnë të paktën dy orë para se të flini. Është shumë e rëndësishme që të hani darkën sa më shpejtë për ti dhënë trupin mundësinë ta tresë. Darka duhet të jetë e lehtë, supë, peshk, gjoks pule dhe perime që janë një alternativë e mirë. Gjithashtu darka duhet të jetë e pasur me vitamina dhe nuk kërkon një tretje të rëndë.

vaktet
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Serbia përballet me përhapjen e etheve afrikane të derrave, zgjerohet harta e vatrave të infeksionit

20:36 / July 19, 2026

Tragjedi në Guajanë, fundoset trageti me mbi 130 persona në bord; dhjetëra rezultojnë ende të zhdukur

20:28 / July 19, 2026

Humbin orientimin në malin e Çikës dy turistë gjermanë, njëri prej tyre dëmtohet pas rrëzimit

21:48 / July 18, 2026

Një ditë po, një ditë jo në kazino bashkë me të shoqin, “Zhdukja” e 69 milionë lekëve në Postën e Durrësit, përplasje në gjykatë mes prokurorisë dhe mbrojtjes së ish-drejtoreshës Mataj

21:30 / July 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.