Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
ShowBiz

U tha se humbi jetën nën rrënojat e tërmetit, gazetarja tregon të vërtetën e gjendjes së aktores turke, Cansu Dere

22:59 / February 10, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Cansu Dere 2
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Tërmeti tragjik i 6 shkurtit në Turqi dhe Siri ka përfshirë padyshim të gjithë botën. Njerëzit kudo anë e kënd globit solidarizohen me këtë situatë të vështirë në të cilën gjenden të dyja shtetet. Deri më tani ka më shumë se 21,000 viktima të tërmetit të vdekur, 75,000 të plagosur dhe nuk dihet numri i të zhdukurve.

Fatkeqësisht sa më shumë kalojnë ditët, aq më shumë shpresat për të gjetur më shumë njerëz të gjallë po shuhen. Ndër personat e zhdukur, në mediat e huaja u përfol edhe emri i aktores turke, e njohur në Shqipëri për rolet e saj në serialet “Bija ime”, “Nënë”, “Ezel” në rolin e Ejshanit, Cansu Dere.

42-vjeçarja e cila jetonte në afërsi të epiqendrës ku ndodhi tërmeti, u raportua e zhdukur dhe pa shenja jete. Lajmi se ajo mund të kishte humbur jetën nën rrënoja, mërziti shumë fansa të aktores.

Megjithatë, fatmirësisht bëhet fjalë për një lajm të rremë. Sipas gazetares Birsen Altuntas ajo gëzon shëndet të plotë dhe do të jetë pjesë e një nisme për mbledhjen e fondeve për të ndihmuar familjet e viktimave dhe personat e lënduar nga tërmeti.

Cansu Dere është një aktore dhe modele e cila filloi karrierën e saj të aktrimit pasi fitoi vendin e dytë në konkursin e bukurisë “Miss Turqia 2000”.

cansu dere termeti turqi
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Kanye West mbledh mijëra fansa në Tiranë, mes tyre edhe aktori i njohur turk

13:38 / July 12, 2026

Lamine Yamal surprizon të dashurën me bizhuteri luksoze, dhurata me vlerë 45 mijë euro

22:59 / July 10, 2026

Nesër koncerti i Kanye West në Tiranë/ Bllokohen rrugët rreth “Eagle Stadium”, autostrada e hapur

20:20 / July 10, 2026

Princ Leka bëhet baba për herë të dytë, Blerta Celibashi sjell në jetë djalin e tyre Aleksandër

13:23 / July 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.