Nënsekretari i përgjithshëm i OKB -së për Çështjet Humanitare, Martin Griffiths i bëri thirrje komunitetit botëror që të solidarizohen me viktimat e tërmetit në Turqi dhe Siri.
Griffiths vlerësoi reagimin e Turqisë ndaj katastrofës si të jashtëzakonshme dhe përshëndeti guximin e shpëtimtarëve që po punojnë gjatë gjithë kohës duke shpresuar për një të mbijetuar më shumë.
“Është fillimi dhe përvoja ime është se njerëzit janë gjithmonë të zhgënjyer në fillim”, tha ai duke iu referuar kritikave ndaj reagimit të autoriteteve pas tërmetit, ndërsa shtoi se ajo që ndodhi në zonën përreth epiqendrës së tërmetit është ngjarja më e keqe e 100 viteve të fundit në rajon.
