Për ish kryetarin e grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili prezenca e ushtrisë në aeroportin e Rinasit, vetëm 30 orë pas ngjarjes së rëndë është një skandal. Ai ngre pyetjen se nga kush u ruajt siguria e këtij objekti strategjik të shtetit shqiptar për këto 30 orë.
“Po per 30 ore rresht ne dore te kujt ishte Aeroporti? Me qe qeveria do te fuste ushtrine,kush ja ndali doren per 30 ore rresht per ta bere? Per 30 ore kush e kontrollonte sigurine kombetare te tronditur? Per 30 ore avionet e linjave te ndryshme u ulen dhe u ngriten dhe mijra qytetare udhetuan permes rinasit kush e garantonte sigurine e tyre?”, shkruan Vasili.
Sipas tij hyrja e ushtrisë ishte vetëm sa për shovv nga maxhoranca, për ti “hedhur hi syve opinionit”.
“Kur per 30 ore cdo gje vazhdonte normalisht ne Rinas dhe ushtri s’kishte gjekundi tregon qarte se ushtria u be ne menyre te turpshme pjese e nje farse te nje qeverie te kapur dhe te rene. Prokuroria te pakten hetimit te ketij turpi te shperdorimit te ushtrise nuk i iken dot. Ushtria u perdhos perfundimisht dhe padrejtesisht nga gangsteret e qeverise”, vijon ai.