Duke përfituar nga situata e shkaktuar në Turqi pas tërmetit, 40 persona janë arrestuar, pasi dyshohet se kanë grabitur shtëpitë e dëmtuara në qytetin e shkatërruar të Hatayt.
U arrestuan gjithashtu edhe burra që u paraqitën si punonjës humanitarë dhe që vodhën gjashtë kamionë ushqime të dërguara për viktimat e tërmetit.
Gjatë kontrollit në automjetet e të arrestuarve janë gjetur stoli, kartela bankare, mijëra lira, 11 mijë dollarë, pistoleta, armë gjahu, telefona dhe kompjuterë.
Policia turke iu ka bërë thirrje qytetarëve që të kenë kujdes nga keqbërësit që po vjedhin shtëpitë e shkatërruar nga tërmeti.