Tërmeti 7.8 ballë që goditi Turqinë më 6 shkurt i ka marrë jetën atores së njohur të serialeve turke Emel Atici dhe vajzës së saj Püryan Atici.
Aktorja e njohur u gjet e pajetë në rrënoja së bashku me të bijën. Lajmi u konfirmua nga produksioni i një prej serialeve më të famshëm ku aktorja kishte marrë pjesë, “Bir Zamanlar Çukurova”.
“Jemi thellësisht të pikëlluar për humbjen e Emel Aici dhe vajzës së saj Püryan Aici, aktores së serialit tonë televiziv Bir Zamanlar Çukurova, Ato humbën jetën në fatkeqësinë e tërmetit që goditi vendin në vendin tonë. Urojmë mëshirën e Zotit për Emel Aici-n dhe vajzën e saj të dashur. Shprehim ngushëllimet tona për të gjithë qytetarët që kanë humbur të dashurit e tyre nga tërrmeti shkatërrimtar”, thuhet në njoftimin e produksionit.
