Aktorja e njohur e ‘Portokallisë’ Albana Pipi, e cila njihet ndryshe dhe me emrin ‘Bukra’ për shkak të rolit në spektaklin e humorit, feston sot ditëlindjen.
Dhe përmes një postimi në Instagram, Albana ka ndarë me ndjekësit e saj momente emocionuese nga surpriza që miqtë e saj në ‘Portokalli’ i kishin përgatitur.
‘Faleminderit familja ime madhe. Nuk do ti harroj kurre keto emocione. U rrita bashke me ju gjithe keto vite. Jeni jeta ime. Ju falenderoj pa fund per cdo moment emocioni, dashurie, mesimi dhe terheqje, vemendje qe me keni dhuruar.”- shkruan aktorja në videon e postuar në Instastories.





