Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Pa kategori

Ngrica deri në bregdet. Temperaturat, deri në -14 gradë.

16:17 / January 3, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Dimri po afrohet bie bora e parë në K
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

I ftohti polar ka zbritur në të gjithë territorin e vendit tonë. Duke nisur nga mesnata e së mërkurës, temperaturat kanë rënë ndjeshëm dhe zonat veriore e juglindore të vendit janë përfshirë nga reshjet e dëborës dhe ngricat. “Temperaturat më të ulëta janë shënuar në mëngjes, me -7 apo -8 gradë në Korçë, Ersekë, Pukë dhe Kukës, ndërsa maksimalja pritet të shënohet në mesditë, kur termometri nuk do të tregojë më shumë se 9 apo 10 gradë në zonat bregdetare si Saranda”, tha Adiola Bani, meteorologe.

Por, në orët e pasdites pritet një rënie tjetër e temperaturave, sa në zonat malore ato do të zbresin në -14 gradë Celsius dhe e premtja me të shtunën do të jenë edhe më të ftohta.

“Temperaturat në zonat malore do të shënojnë nga -13 gradë, kryesisht në Bajram Curri dhe Ersekë, ndërsa maksimumi në këto zona nuk do të shkojë më shumë se zero apo 1 gradë. Edhe në zonat e ulëta do të shënojnë vlera negative, me -1 apo -2 gradë, madje edhe zonat bregdetare si Saranda, Vlora apo Durrësi, me vlerat maksimale që do të arrijnë deri në 7 apo 8 gradë”, tha Adiola Bani.

Temperaturat pritet të ngrihen fillimin e javës që vjen.

“Nga e hëna pritet një rritje graduale e vlerave termike në të dyja ekstremet, duke rikthyer vlerat normale të dimrit, me temperatura jo më shumë se -5 apo -6 gradë në zonat malore dhe maksimumi 10 apo 12 gradë në zonat e ulëta”, tha meteorologia.

Meteorologët shpjegojnë se i ftohti i këtyre ditëve është si pasojë e masave ajrore polare që kanë prekur Ballkanin, përfshirë edhe vendin tonë. 

ACAR Durresi temperaturat vendi
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Vendi zgjohet me reshje shiu, mot i paqëndrueshëm në të gjithë territorin

08:00 / May 9, 2026

Liqeni i Ohrit shpallet vendi më i bukur në Europë

09:02 / May 2, 2026

Greqia pritet të mos jetë vendi më me borxhe në Eurozonë, mund të pasohet nga Italia

09:56 / April 24, 2026

Përse Zvicra është vendi më i mirë në botë për emigrantët

14:00 / April 12, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.