Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Efi flet gjatë për Luizin: Kam shumë keqardhje për fjalët që dëgjoj jashtë. Në lojë është i vetëm

17:31 / February 14, 20233 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
collage 5 3 780x439 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Efi Dhedhes, banorja që mori më shumë mbështetje dhe pëlqim pas daljes nga shtëpia e ”Big Brother Vip 2”, ka treguar se është shumë besnike ndaj raportit që krijoi aty me Luizin. Ajo së fundmi ka postuar disa video në InstaStory, me anë të të cilave tregon se është gjithmonë me Luizin dhe se ai do të jetë fitues i këtij formati. ”Nëse ai do të fitonte do ia jepja dorën me një lumturi kënaqësi të paparë sepse pavarësisht lojës, nëse edhe unë do të isha aty do të dëshiroja fitoren siç duan të gjithë aty brenda, ta fitonte Luizi për mua është fitore”.

Qëndrimi i plotë

Përshëndetje të gjithëve. Doja të bëja këtë video për t’iu lajmëruar se nuk do të jemi në dy Prime-t e ardhshme, as sot as të shtunën. Nuk jam në Tiranë. Por që pavarësisht kësaj, dua në çdo lloj momenti të tregoj mbështetjen time ndaj Luizit. Në këtë pikë dua të them që jam shumë e mërzitur që jam këtu ku jam që nuk jam pranë tij, por që fundja kjo nuk ishte në dorën time.

Përveç se e shoh veten brenda, siç e kam thënë dhe vazhdoj të them prapë, ndoshta jam këtu fizikisht, por shpirtërisht jam aty pranë siç ai më quajti motër, unë do ta quaj vëlla. Realisht e kam shumë përzemër pasi është njeriu më i mirë aty brenda ose i vetmi njeri i mirë, duke përjashtuar edhe Kiarën sidomos në këto momente.

Normalisht edhe Kiarën, një nga njerëzit që kam përzemërt. Kur e shoh Luizin tani që jam këtu, që është vetëm në lojë, pavarësisht se e ka Kiarën pranë tij. Në aspektin e lojës e shoh totalisht vetëm, mërzitem shumë dhe nuk rrija dot pa thënë diçka për këtë pjesë.

Gjithsesi kudo që unë të jem fizikisht, unë jam pranë tij dhe do ta mbështes. Kam keqardhje për fjalët që dëgjoj jashtë, por sinqerisht po ua them që nuk më intereson aspak. Unë njerëzit i vlerësoj për shpirtin që ata kanë, i vlerësoj unë personalisht për aq sa unë sa i njoh, i besoj instinktit tim, intuitës time që e kam tepër të fuqishme dhe më vjen keq për çfarëdo gjëje që dëgjoj, nuk dua të jap koment për këtë, nuk më intereson aspak. Luizi do të dali, me fitore normalisht. Finalist po e po, do ta fitojë Big Brotherin.

Nëse ai do të fitonte do ia jepja dorën me një lumturi kënaqësi të paparë sepse pavarësisht lojës, nëse edhe unë do të isha aty do të dëshiroja fitoren siç duan të gjithë aty brenda, ta fitonte Luizi për mua është fitore.

Efi Dhedhesh luiz
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Aksident i rëndë në autostradën Tiranë-Durrës, plagosen dy drejtues mjetesh

22:22 / June 3, 2026

KE propozon mbylljen e 3 kapitujve, Këshilli i BE: Vendimet për Shqipërinë në presidencën irlandeze

20:41 / June 3, 2026

Erjon Braçe shpallet i pafajshëm/ Vendimi nga Gjykata e Posaçme, u padit për shpifje nga një biznesmen

13:49 / June 3, 2026

“Resortet luksoze motor i ekonomisë”, Rama: Kjo është luftë hibride, që do mbarojë

13:46 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.