Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Mediu: PD e ka domosdoshmëri bashkimin, kam diskutuar me Berishën për idenë e Bardhit

21:11 / February 14, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
fatmir mediu
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kreu i Partisë Republikane Fatmir Mediu thotë se bashkimi i PD është domosdoshmëri jo thjeshtë çështje numrash.

“Çdo lloj divorci sado i vogël krijon një çarje dhe thyen opinionin publik” thotë ai.

Në intervistën e tij Mediu insistoi se lidershipi politik duhet të gjejë rrugën e bashkëpunimit.

“Është përgjegjësia e lidershipit politik të PD të gjejë rrugën e bashkëpunimit dhe komunikimit.Unë kam punuar prej kohësh me zonjën Tabaku, zotin Bardhi dhe kam parë një vullnet pozitiv të tyre për të ecur drejt një bashkëpunimi politik. Kam diskutuar dhe me zotin Berisha rreth idesë së tyre. Ideja synonte që të kishim një kandidat për kryetar bashkie, një logo dhe një vulë”.

Sipas tij, lidershipi politik nuk duhet të mbytet në anën teknike.

“Nuk është e rëndësishme si dalim ne sëbashku në podiume, e rëndësishme është sa janë sëbashku të gjithë ata që duan të punojnë për opozitën. Për të vazhduar dhe me nevojën  e koalicioneve elektorale. Duhet të veprojë me grupe pune”.

Ai thotë se koha nuk pret dhe çdo vonesë impakton rezultatin në zgjedhjet e 14 majit.

“Po të nis nga historitë e Ballkanit asnjëherë nuk është vonë, po të nisem nga dëshira për të pasur sukses gjithmonë është vonë. Çdo ditë që kalon është një problem jo i vogël.”

bardhit bashkimin mediu
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Protestuesit i vënë flakën murit rrethues të godinës së Autoritetit të Sigurisë Kibernetike

17:55 / October 17, 2026

Protesta e dhunshme/ Ministria e Shëndetësisë: 15 të lënduar në spital, mes tyre protestues dhe efektivë

17:46 / October 17, 2026

Protestuesit fusin një automjet në bulevard, e shkatërrojnë dhe i vënë flakën. Policia tërhiqet me shpejtësi

16:55 / October 17, 2026

“Thirrje të dhunshme në rrjetet sociale”, Hita: Policia do veprojë me forcën e ligjit. Ç’thotë për plumbat e gomës

16:47 / October 17, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.