Që nga nisja e agresionit të Kremlinit në Ukrainë, rusët janë përballur me rrezikun e një mobilizimit të detyruar në ushtri për tu dërguar në front. Të shumtë ishin ata të cilët zgjodhën të largohen nga vendi dhe të vendosen në shtete të tjera. Megjithatë disa duket se kanë gjetur një mënyrë për të mos lëshuar vendin dhe për të mos u dërguar në Ukrainë me detyrim.
Mediat ruse raportojnë se është rritur numri i meshkujve të cilët ndryshojnë të dhënat e tyre të gjinisë në pasaportë, duke u bërë kështu pjesë e komunitetit LGBTQ+
“Mediazona”, e cila citoi të dhënat e publikuara nga ministria e brendshme e Rusisë, tha se vitin e kaluar “ndryshimi i seksit” u rendit si arsyeja kryesore për 936 pasaporta të reja, krahasuar me 554 pasaporta të lëshuara në 2021 dhe 428 në 2020.
Të dhënat treguan gjithashtu se rritja e dukshme filloi në mars, menjëherë pas pushtimit të Ukrainës nga Rusia. Raportet vijnë muaj pasi Vladimir Putin urdhëroi një mobilizim të pjesshëm në Rusi. Në shtator, ministri i mbrojtjes Sergei Shoigu tha se Rusia do të mobilizonte 300,000 rezervistë për të mbështetur fushatën e saj ushtarake.
Megjithatë, brenda disa javësh, filluan të shfaqen raporte se Rusia po grumbullonte njerëz të pastrehë dhe po i dërgonte në vijat e frontit.