Pas publikimit të videos ku shfaqet oficeri i Policisë së Pogradecit, Gjergji Riza duke rrahur të riun Ervin Norolla në ambientet e një pallati, mësohet se Riza është pezulluar nga detyra në Drejtorinë Vendore të Policisë të Korçës.
Ngjarja ka ndodhur dy javë dy javë më parë dhe i riu në video është arrestuar prej disa ditësh për përdorim dhe shitje narkotikësh.
Ervin Norolla është arrestuar për shpërndarje të lëndëve narkotike dhe ndodhet në burgun e Drenovës, ndërsa Policia i gjeti 50 gramë heroinë.
Ndërkohë që hetimet do të vijojnë nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Policore.
