Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

“Tentoi që bashkëshortes së policit…”/ Efektivi dhunoi me shpulla e grushte qytetarin, reagon Policia e Korçës

14:53 / February 15, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
800 0 63ece0868c371
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Gjergji Riza, efektivi i policisë së Pogradecit, i cili u shfaq në një video teksa dhunonte qytetarin Klajdi Narolli është pezulluar nga detyra. Vendimi është marrë pasi në media janë publikuar pamjet e dhunës. Gjithashtu mësohet se në pranga ka përfunduar dhe personi i dhunuar, Klajdi Narolli.

Këtij të fundit, vetëm pak ditë më parë, policia i ka gjetur 50 gramë heroinë dhe e ka shoqëruar, por është liruar pas marrjes në pyetje.

Reagim i Drejtorisë Vendore të Policisë Korçë

Në lidhje me një video të publikuar në media, në të cilën shfaqet një shtetas që ushtron dhunë fizike ndaj një shtetasi tjetër, në korridorin e një pallati, dhe pas verifikimeve rezultoi se shtetasi që ka ushtruar dhunë është punonjës policie në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, ju sqarojmë se:

Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Korçë ka pezulluar menjëherë nga detyra, punonjësin e Policisë, nënkomisar Gj. R., me detyrë specialist në Sektorin e Analizës Strategjike, Planifikimit, Monitorimit dhe Vlerësimit, në DVP Korçë.

Ndërkohë, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit ka urdhëruar Drejtorinë e Standardeve Profesionale në Policinë e Shtetit, për nisjen e menjëhershme të hetimit disiplinor, për këtë punonjës policie, për shkelje të rëndë.

Nga verifikimet paraprake rezulton se ngjarja ka ndodhur në korridorin e një pallati, në Pogradec, gjatë muajit janar të këtij viti, për shkak se shtetasi i dhunuar K. N. dyshohej se më datë 22.01.2023, gjatë natës, kishte tentuar të digjte klinikën e bashkëshortes së punonjësit të Policisë Gj. R.

Po nga verifikimet rezulton se shtetasi K. N., 35 vjeç, banues në Pogradec, është arrestuar më datë 07.02.2023, në kuadër të operacionit policor antidrogë të koduar “Pasagjeri”, për veprimtarinë kriminale të shitjes së drogave të forta.

Policia e Shtetit fton mediat dhe qytetarët, që të denoncojnë raste të abuzimit me detyrën, nga punonjësit e Policisë, duke i garantuar se nuk do të tolerojë asnjë punonjës policie që abuzon me atributet që iu jep detyra, në kohën e shërbimit apo dhe jashtë shërbimit.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Mirëmëngjes” me sofrën e dialogut, Rama fton sërish studentët dhe protestuesit

08:30 / November 2, 2026

Aksident në Shkodër, 27-vjeçarja humb kontrollin e mjetit, ndërron jetë këmbësorja që ecte në trotuar

17:21 / November 1, 2026

Tragjedi në Gjilan, 27-vjeçari gjendet i vdekur me foshnjen, arrestohet i ati

16:59 / November 1, 2026

Nga 2 nëntori shërbimi i hemodializës i kalon shtetit

16:38 / November 1, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.