E gjithë bota po jep kontribut financiar për Turqinë, për të rindërtuar zona banimi për qytetarët e prekur nga tërmetet shkatërruese që i kanë marrë jetën 41 mijë personave përgjtë kufirit turko-sirian.
Talebanët kanë preferuar të japin ndihmën e tyre financiare në para “cash” për të prekurit nga tërmetet e fuqishme të 6 shkurtit.
Sipas mediave turke, Matiul Haq Halis, kryetar i Gjysmëhënës së Kuqe afgane, i ka dorëzuar ambasadorit të Turqisë në Afganistan, Cihad Erginay, rreth 50 mijë dollarë të futura në një qese plastike, ndërsa përcolli ngushëllimet e tij për popullin turk.