Gjykata e Tiranës ka ndryshuar masën e sigurisë për Gjergj Laçi, i cili mbante familjen të ngujuar për 6 vite. Pas ekspertizës mjekësore gjykata ka vendosur për Laçin masën mjekim i detyrushëm në spital.
Ai kishte ngujuar bashkëshorten e tij për 6 vite me radhë në zonën e “5 Majit” në Tiranë. Prej 1 viti, 52-vjeçari kishte ngujuar edhe dy fëmijët e tij, të cilët nuk i kishte lënë të vazhdonin gjimnazin pasi kishin përfunduar shkollën 9-vjeçare.
Vetë Laçi dilte nga shtëpia vetëm ditën e premte, pasi shkonte në xhami për t’u falur, ndërsa në momentin e arrestimit i janë gjetur edhe libra fetarë.
