Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Gara për Tiranën, Spahiu: PD-ja me kandidatin më të dobët. Veliaj fiton me diferencë të thellë

09:47 / February 16, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
640 0 veliaj 2 i madh 2 removebg preview 993
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Analisti Kreshnik Spahiu, thotë se Erion Veliaj do të fitojë me një diferencë me më shumë se 30 mijë vota në zgjedhjet e 14 Majit për Bashkinë e Tiranës.

Në emisionin “Top Story”, Spahiu u shpreh se përballë Veliajt, PD ka vendosur Belind Këlliçin i cili sipas tij është kandidati më i dobët që ka pasur opozita në 25 vitet e fundit.

Ai shtoi se sot PD-së i duhej një kandidat shumë herë më i fortë përballë Veliajt në krahasim me zgjedhjet e kaluara, por ka zgjedhur një emër 5 herë më të dobët.

“Në 25 vite për herë të parë opozita ka kandidatin më të dobët të historisë së vet politike. Të gjithë kandidatët që kanë humbur thellë me socialistët kanë qenë më të fortë se kandidati akual. Besnik Mustafaj, Sokol Olldashi, Spartak Ngjela, Halim Kosova kanë qenë personalitete që kanë pasur vota përtej PD-së dhe kanë marrë gjithmonë vota përtej partisë. Sot kur PD-së i duhej një kandidat pesë herë më të fortë se këta të katërt e ka zgjedhur 5 herë më të dobët. Unë kam bindjen që Erion Veliaj fiton me një diferencë më shumë se 30 mijë vota në Tiranë dhe këtë e kam bast publik dhe politik. Erion Veliaj do të ketë një fitore shumë të thellë sepse ka një opozitë të përçarë dhe ka një kandidat shumë të dobët”, deklaroi Spahiu.

Erion Veliaj Kreshnik Spahiu
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Interpelanca për emigracionin e paligjshëm, Lamallari: Nuk jemi kamp tranziti, as korridor kalimi për trafikimin njerëzor

13:42 / June 4, 2026

Begaj pret presidentin e Lituanisë: Marrëdhënie të shkëlqyera dhe miqësore midis dy vendeve

13:20 / June 4, 2026

“PS me Ramën u ka mundur 8 herë”/ Zvërneci, Balla-opozitës: Mbani një qëndrim, jeni pro apo kundër investimit

11:25 / June 4, 2026

“Bëni teatër me Zvërnecin”, deputeti socialist sulmon opozitën: Nuk folët kur duhej, dolët për show

11:19 / June 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.