Në rrjet u hodhën dyshime për një ndarje të mundshme mes Elhaida Danit dhe Lediani Agalliajt. Shkak u bë pasi çifti nuk ndau asnjë mesazh dashurie në ditën e Shën Valentinit. Për më tepër këngëtarja e kaloi një pjesë të ditës së të dashuruarve, me shoqen e saj.
Mirëpo, thashethemet se ata po kalojnë një krizë në çift janë mohuar nga vetë dyshja.
Elhaida dhe Lediani kanë ripublikuar postimin e Flori Mumajesit, i cili ka ndarë një moment nga performanca e tyre në “Dancing With the Stars”, nën tingujt e këngës “Fjala e fundit”.