Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Mbledhja festive për 15 vjetorin e pavarësisë, Kurti: Synimi është rinia

08:43 / February 17, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
1676618805 kurti
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Mëngjesin e sotëm, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka uruar të gjithë qytetarët e Kosovës për 15-vjetorin e pavarësisë së vendit të tyre përmes një mbledhjeje “festive”.

Arsyeja se pse kreu i qeverisë së Kosovës zgjodhi ta nisë me një mbledhje ishte për të tejçuar mesazhin se vetëm nëpërmjet punës dhe sakrificës, do të arrihet rritja e pavarësisë por më e rëndësishmja do të arrijë të karakterizojë njerëzit e mirë të Kosovës.

Kurti u ndal edhe te detyra që i pret në të ardhmen, ku synim mbeten të rinjtë. Ai tha se synimi janë të rinjtë e Kosovës, për të cilët shpreson që 20-vjetori të vijë me dëshirën e tyre për të zgjedhur Kosovën për një të ardhme më të mirë dhe për një jetë profesionale më të plotë.

“Puna e festa për republikën tonë duhet të shkojnë gjithnjë baske. Pavarësia u arrit përmes mundit dhe sakrificës por pavarësia jonë do të rritet vetëm përmes punës. Vetëm përmes punës dhe sakrificës e cila i karakterizon njerëzit e mirë të Kosovës. Ata punojnë këtu por edhe jashtë vendit, ku kushtet janë më të mira.

Detyra jonë kryesore është që kur të vijë 20-vjetori të jenë shtuar dhe shumëfishuar arsyet që të rejat e të rinjtë të mund të zgjedhin Kosovën për një të ardhme profesionale të plotë e për një jetë më të mirë.”- tha Kurti në mbledhjen e qeverisë.

Albin Kurti
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

‘Transporton civilë, i zbret te Parku Rinia’/ Urgjenca Kombëtare reagon ndaj dezinformimit në rrjet: Manipulime nga faqet false

21:49 / October 19, 2026

Angazhimi në protestat e dhunshme, zbardhet VKM: 2750 efektivë Policie do të shpërblehen me rreth 270 mijë lekë të reja

21:31 / October 19, 2026

Zv/kryeministrja Koçiu: Tirana nuk duhet të kthehet kurrë në simbol të dhunës dhe kaosit

20:36 / October 19, 2026

Dëmet nga protestat, bizneset mund të aplikojnë për rimbursim në e-Albania, ja si kryhet procedura

16:20 / October 19, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.