Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Basha: 17 shkurti 2008, një moment historik për çdo shqiptar

10:43 / February 17, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
1200 630 basha zyre
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Një urim për 15 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës e ka dhënë edhe ish-kreu i PD-së, Lulzim Basha. 17 shkurtin e 2008, Basha e cilëson si moment historik për çdo shqiptar. “Rruga drejt së ardhmes është e mbushur me sfida dhe këtë po e shohim përditë. Jam i bindur se me maturi dhe vendosmëri, lidershipi politik dhe populli i Kosovës do t’ja dalin ti tejkalojnë me sukses të gjitha sfidat përgjatë rrugës së konsolidimit të shtetit dhe integrimit të Kosovës në stukturat euroatlantike”,-shkruan Basha.

Postimi i plotë

Sot 15 vjet më parë burrat dhe gratë e Kosovës kurorëzuan një përpjekje shekullore, shpalljen e pavarësisë së Kosovës. 17 shkurti 2008 është një moment historik për çdo shqiptar, ndërsa për mua, një nga ditët më të bukura të jetës time, kur si nip Kosove pashë të bëhet realitet ëndrra e gjyshërve të mi.

Mirënjohje për të gjithë ata që kontribuan për këtë ditë, ata që e mbajtën gjallë ëndrrën dhe e përçuan ndër breza, ata që ranë në altarin e lirisë për ta mbrotjur atë, ata që sot fatkeqësisht po sakrifikojnë e po përballen me akuzat, dhe ata që çdo ditë po punojnë për fuqizimin e shtetit të Kosovës.

Rruga drejt së ardhmes është e mbushur me sfida dhe këtë po e shohim përditë. Jam i bindur se me maturi dhe vendosmëri, lidershipi politik dhe populli i Kosovës do t’ja dalin ti tejkalojnë me sukses të gjitha sfidat përgjatë rrugës së konsolidimit të shtetit dhe integrimit të Kosovës në stukturat euroatlantike.

Në këtë rrugëtim Kosova nuk është vetëm. Në krah të saj janë sot shqiptarët anembanë botës, janë miqtë dhe partnerët tanë amerikanë dhe europianë që mundësuan ta gëzojme këtë ditë të madhe. Sot e përgjithmonë do të jemi bashkë në këtë rrugëtim, të vendosur dhe krah për krah partnerëve tanë euroatlantikë.

Gëzuar Ditën e Pavarësisë Kosovë!

Lulzim Basha
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Rama flet për fondet dhe investimet e huaja, sulmon kritikët: Sharlatanë dhe ekstremistë

18:50 / July 21, 2026

Koncerti i Kanye West/ Gonxhja: Ofruam 4.3 milionë dhe morëm 6.5 milionë euro

14:03 / July 21, 2026

“Flamingot më kanë bërë të mendoj thellë”, Rama: Paketa e Maleve do ta bëjë Shqipërinë “Zvicra e vogël”

11:35 / July 21, 2026

Rama: 11 mijë fëmijë me aftësi ndryshe përfitojnë nga dyfishimi i mbështetjes ekonomike

20:52 / July 20, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.