Gjykatë penale e Parisit ka dënuar me katër vjet burg tre anëtarë të një organizate të ekstremit të djathtë në Francë, për akuzën e ngritjes së një komploti për të vrarë presidentin Emmanuel Macron në vitin 2018 dhe një tjetër me gjashtë muaj.
Aktakuza bazohej në shkëmbime të shumta të mesazheve telefonike në lidhje me përgatitjen e planit. Një person i katërt u dënua me gjashtë muaj burgim për posedim të një arme.
Prokurorët kanë thënë se anëtarët e grupit kishin planifikuar të sulmonin presidentin me thikë gjatë një ceremonie përkujtimore të Luftës së Parë Botërore në Francën lindore në nëntor 2018