Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Mat, Lezhë, Bulqizë/ Socialistët nisin përgatitjet për zgjedhjet lokale

19:53 / February 17, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
1 3
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Strukturat e Partisë Socialiste në shumë bashki të vendit kanë nisur përgatitjet për zgjedhjet lokale të 14 majit 2023. Drejtuesit politik të qarqeve, deputetët, kryetarët e bashkive, kryetarët e Asambleve Socialiste, të deleguarit janë angazhuar kudo për të maksimalizuar votat për Partinë Socialiste.

2 3

Socialistët e Matit kanë zhvilluar sot një takim me strukturat e PS-së bashkisë. Kryetari i PS Mat Hasan Pasha dhe kryebashkiaku Agron Malaj kanë dhënë detyra konkrete për bashkëkryetarët e OS-ve, të deleguarit, koordinatorët dhe çdo antar të Partisë Socialiste. “Jemi këtu për të vijuar punët e nisura në sektorët jetikë, ujësjellësa, rrugë, objekte publike, infrastrukturë, mjedis, etj”, theksoi kryetari i Bashkisë Mat, Agron Malaj. Ai falenderoi strukturat për mirëorganizimin e fushatës së radhës dhe i garantoi qytetarët matjanë se projekte të tjera do të jetësohen në këtë trevë.

4 2

Mbi 300 gra dhe vajza lezhjane kanë deklaruar mbështetjen e tyre për PS-në. Kryetari i Bashkisë Lezhë Pjerin Ndreu tha se: “Ballafaqimi i dy modeleve 2015-2019 me atë 2019-2023 tregon qartë orjentimin drejt punës dhe zhvillimit që ne kemi injektuar këto 4 vite.  Kthimin pas nuk e pranon askush më sepse është regres dhe askush nuk do ta votojë.” Në takimin e organizuar në Lezhë ishte edhe ministri Drejtësisë Ulsi Manja.

lef

Po sot pasdite kryetari i bashkisë Bulqizë Lefter Alla është takuar me strukturat e PS-së Fushë Bulqizë. “Jemi në këtë njësi vendore, tha Alla, për të bërë një bilanc të punës sonë deri më tani dhe për të diskutuar rreth angazhimeve që na presin më tej. Gati drejt sfidës së radhës dhe të bindur për fitoren e 14 majit”, deklaroi ai.

bulqize mat PS
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Ik, ik, ik”- Përplasje mes 2 grupeve në tubimin e dhunshëm në Tiranë, protestuesit përzënë disa përfaqësues të PD-së nga sheshi

20:59 / October 16, 2026

Dhuna e protestuesve “përçan” demokratët në Shkodër

19:19 / October 15, 2026

Protestat, reagon PS: Dhuna s’është zgjidhje, Shqipëria e ka paguar shtrenjtë faturën e kaosit në të kaluarën

19:50 / October 14, 2026

Sindikata e Universiteteve në krah të studentëve: Dënojmë dhunën, kërkojmë dialog dhe zgjidhje konkrete

09:53 / October 14, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.