Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

 Meta-Ramës: Ke lekë të blesh këdo, por jo mua dhe Sali Berishën. Fshihesh pas fustanit të disa grave

12:06 / February 18, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
meta 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta tha se Rama ka arritur që të korruptojë edhe zyrtarë të lartë të FBI-së, referuar Charles McGonigal, por thotë se asgjë nuk e shpëtojë atë nga ndëshkimi.

“Mund të ketë lekë sa të dojë por Ilir Metën e Sali Berishën nuk i blen dot. I bëj thirrje socialistëve ta largojnë sa më shpejt që të mos përfundojë si Pasoku. Asgjë nuk do ta shpëtojë nga ndëshkimi”, tha Meta.

Meta tha se fakti që kryeministri Edi Rama nuk pranon ngritjen e Komisionit Hetimor për çështjen McGonigal është tregues se ai ka frikë, pasi është i “zhytyr” në skandal. Meta shtoi se Rama ka frikë nga llogaridhënia, prandaj “fshihet pas fustanit” të grave. Sipas tij, nëse nuk ka asgjë për të fshehur atëherë do duhet të lejojë ngritjen e Komisionit Hetimor dhe të bëjë transparencë.

“Përpjekja e tij për t’iu shmangur hetimit nga parlamenti është e pashpresë. Ka delegjitimuar veten e tij, ka marrë përsipër të fshihet pas fustanit të disa grave, por nëse Amerika është ngritur në këmbë për një drejtor të korruptuar dhe bën komision hetimor në kongres, senat, pa asnjë diskutim parlamenti do kthehet në normalitet kur të fillojë komisioni hetimor për këtë çështje. Kur qenka i pastër, i ndershëm pse ka frikë? E mbani mend kur më thërriste Ulësiu mua në Kuvend? Më thoshin këshilltarët nuk do shkosh se komisioni është i paligjshëm. Unë të mos shkoj atje, mirë dakord Kushtetuta e ligji thotë kështu, po ata qytetarë që thonë pse nuk shkon Presidenti. Do shkoj për interes të tyre. Ta gjykojnë ata. Llogaridhënia, transparenca është detyrë e pashmangshme. Sa më lart pozicioni, aq më shumë e ke për detyrë llogaridhënien para qytetarëve”, tha Meta.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

69-vjeçari i zhdukur në Elbasan pronar i banesës ku ndodhi shpërthimi, ekspertët e xhenios në vendngjarje për të ndihmuar ekipet e emergjencës

21:19 / November 4, 2026

Protestuesit përplasje me policinë/ Bardhi: Vendosja e gjobave në kundërshtim me ligjin

20:56 / November 4, 2026

Kaja Kallas: Shqipëria ka shënuar progres, detyra është të ruajë ritmin e reformave

20:40 / November 4, 2026

Krim në familje në Bulqizë, arrestohen gruaja dhe djali i 61-vjeçarit, dyshohet se e vranë dhe inskenuan sulmin nga ariu

19:13 / November 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.