Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Ekonomi

Cilat janë kurset e reja që u përgjigjen kërkesave të kohës?

14:29 / February 18, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
makina servis
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Pandemia dhe krizat e njëpasnjëshme me të cilat është përballur vendi ynë kanë riformatuar tregun e punës duke bërë që profesione që më parë ishin të lëna nën hije apo që nuk kishin interes, të kthehen në qendër të vëmendje. Mesa duket edhe Agjencia Kombëtare e Punësimit dhe Aftësive është në linjë me këto zhvillime, duke futur në qendrat e formimit profesional kurse të cilat ndjekin hapin e kohës.

Qëllimi është që të rrisë integrimin e të papunëve në tregun e punë duke iu përshtatur kërkesave aktuale të biznesit, por nga ana tjetër të reduktojë emigracionin duke ofruar variante shtesë kualifikimi për ata që nuk e gjejnë veten në tregun. Kështu, disa nga kurset që ofrohen aktualisht në përshtatje me zhvillimet në tregun e punës janë grafik dizajn, një profesion i kërkuar pothuajse në të gjitha kompanitë dhe që luan rol kyç për imazhin dhe promovimin e tyre. Web dizajn po ashtu është një tjetër profesion i kërkuar, pasi tashmë çdo kompani ka një web të personalizuar i cili ka nevojë edhe për mirëmbajtje të vazhdueshme.

Po ashtu janë përfshire kurse për aftësi dixhitale të nivelit bazë dhe mesatar.   Instalim i paneleve diellore fotovoltaike është një tjetër kurs i cili me orientimin që qeveria u ka dhënë qytetarëve dhe bizneseve për kursim energjie është i kërkuar.  Ndërkohë për të vetëpunësuarit janë përfshirë kurse që i ndihmojnë në qëndrueshmërinë e biznesit të tyre siç është “sipërmarrja dhe zhvillimi i planit të biznesit”, “orientim për karrierën dhe sipërmarrjen” “sipërmarrje dhe menaxhim i biznesit të vogël”, etj, raporton Scan.

Art dekor, riparim celularësh, riparim aparaturash të thjeshta mjekësore, riparim të pajisjeve audio dhe televizive, riparim elektronik për kompjuter dhe arkivë janë disa nga mundësitë e reja që ofrohen për të interesuarit. Për punëkërkuesit e papunë të regjistruar këto kurse ofrohen falas, ndërsa për të punësuarit duhet të paguajnë një tarifë modeste.

Agjencia Kombëtare e Punësimit
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Shtatori sjell borën e parë, zbardhen bjeshkët e Tropojës

10:52 / September 26, 2026

BSH: Sektori i turizmit ndikim pozitiv tek punësimi

13:34 / September 25, 2026

Nis raundi i dytë i regjistrimeve në universitetet publike, kandidati i shpallur fitues ka dy ditë kohë për regjistrimin

10:27 / September 25, 2026

Të dielën “Tiranathlon”, rrugët që bllokohen dhe kufizimet në trafik

09:50 / September 25, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.