Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Manastirliu: Mbi 5 mijë nëna përfituan nga politika e re e mbështetjes me sigurime shoqërore dhe shëndetësore

16:47 / February 18, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
7a8564be ad90 4775 a9af 97df4d1d506b
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Gjatë një takimi me gratë përfituese të programit të ri të mbështetjes për nënat me shumë fëmijë në Korçë, Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, tha se vetëm për muajin janar janë 5210 nëna përfituese nga programi i mbështetjes me sigurimet shëndetësore dhe shoqërore për nënat e papuna me tre ose më shumë fëmijë.

“Është një politikë universale që buroi nga Këshillimi Kombëtar për mbështetjen e nënave me shumë fëmijë. Përgjatë muajit janar ne kemi patur mbi 8 mijë nëna që kanë aplikuar nëpërmjet portalit e-albania. Vetëm për muajin janar janë 5210 nëna përfituese, 5210 nëna të cilat tashmë, në sajë edhe të një skeme shumë të shpejtë dhe efektive nga Shërbimi Social Shtetëror nga Drejtoria e Tatimeve dhe Instituti i Sigurimeve Shoqërore, tashmë të gjitha këto nëna, kanë në llogaritë e tyre në Institutin e Sigurimeve Shoqërore subvencionimin e paguar nga shteti të këtyre sigurimeve. Një politikë e cila sigurisht ka një kontribut financiar të qeverisë, vjetor, i cili është rreth 6 milion dollarë dhe që ne do ta vijojmë si një politikë të qëndrueshme”,- theksoi Manastirliu.

Ministrja e Shëndetësisë tha se kjo politikë e re vjen në vazhdën e politikave sociale të deritanishme dhe se mbështetja e qeverisë me programet sociale për shtresat në nevojë do të vijojë.

Pas nismës së Këshillimit Kombëtar, qeveria miratoi programin e mbështetjes për nënat e papuna me tre apo më shumë fëmijë të mitur, si një paketë mbështetëse që garanton mbrojtje sociale të barabartë, mirëqenie sociale, mbrojtje të rolit të gruas dhe fuqizimin e saj brenda familjes, duke vlerësuar punën e papaguar, me qëllim mirërritjen e fëmijëve të mitur që nga lindja e tyre deri në moshë parashkollore, si edhe duke njohur kontributin e punës së papaguar. Kjo politikë e re përmirëson cilësinë e jetesës brenda familjes dhe gjithashtu pritet të ndikojë pozitivisht në rritjen e shkallës së lindshmërisë në vend.

Korçë ogerta manastirliu
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Rama flet për fondet dhe investimet e huaja, sulmon kritikët: Sharlatanë dhe ekstremistë

18:50 / July 21, 2026

Koncerti i Kanye West/ Gonxhja: Ofruam 4.3 milionë dhe morëm 6.5 milionë euro

14:03 / July 21, 2026

“Flamingot më kanë bërë të mendoj thellë”, Rama: Paketa e Maleve do ta bëjë Shqipërinë “Zvicra e vogël”

11:35 / July 21, 2026

Rama: 11 mijë fëmijë me aftësi ndryshe përfitojnë nga dyfishimi i mbështetjes ekonomike

20:52 / July 20, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.