Ministri serb i Mbrojtjes, Aleksandar Vulin ka deklaruar se ka kërkuar nga presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiç që të shqyrtojë pozicionin e Serbise ndaj BE-së nëse Evropa nuk do të ndalojë krijimin e ‘Shqipërisë së madhe’.
“Këtë e kam kërkuar disa herë dhe ai kurrë nuk më ka përkrahur. Edhe tani kërkoj që të mendojmë nëse na duhet një BE e tillë dhe një politikë e tillë. Kjo natyrisht varet nga Vucic”, ka thënë Vulin.
Ai ka theksuar se Evropa dhe bota po heshtin ndaj “formimit të Shqipërisë së Madhe”.
“Shqipëria e Madhe nuk mund të krijohet e të mos shkaktojë konflikte në Ballkan, jo vetëm me Serbinë e jo vetëm me serbët. Kryeministri shqiptar tashmë ka paralajmëruar se dëshiron t’i fshijë kufijtë me Malin e Zi, Maqedoninë e Greqinë dhe porosit se kudo që jetojnë shqiptarët nuk do të ketë kufij ndërmjet tyre. Kështu formohet Shqipëria e Madhe”- ka thënë Vulin, sipas medias serbe FoNet.