Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Shehi: Duhet jo rotacion, por përmbysje sistemi

12:46 / February 20, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
dash shehi
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Deputeti dhe kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi, tregon më shumë me alternativën e re brenda opozitës, që është Aleanca Progresiste, ku LZHK-ja do të bashkëpunojë me Astrit Patozin. Shehi tha se nuk bëhet fjalë për një pol të tretë, por për një forcë ndryshe brenda kampit opozitar, ku ka ide të tjera nga ato të Berishës dhe Metës, por beteja do të jetë kryeministrin Edi Rama. Shehi tha se nuk duhet të kërkojmë vetëm një rotacion por një përmbysje të sistemit politik, duke ndryshuar sistemin zgjedhor dhe duke balancuar institucionet.

“Nga këto partitë e vogla mund të kemi sa të duash, por s’është kjo puna. Politika është gjë serioze. Nuk ka këtu të shtojmë numrin e vagonëve! Në do t’u ofrojmë shqiptarëve një alternative tjetër opozitare. Ne jemi me palën opozitare, por e bëjmë opozitën nga pozicioni tonë, me idetë tona, që s’janë të njëjta me ato të Berishës dhe Metës.

Ne i jemi mbajtur të njëjtës linjë që kemi thënë që në fillim. Duam që të na puqin dy gjëra, lufta kundër PS dhe Edi Ramës. E konsideroj opozitar secilin që është kundër Edi Ramës. Na puq edhe interesi pragmatist që të kemi një kandidat të përbashkët në mazhoritar, kur vjen puna në proporcional çdo parti duhet të marrë sipas ideve të veta. Nëse do na mbështesin, sigurisht që do shërbejë pastaj edhe për një tharm politik. Po i ofrojmë një adresë të re politike shqiptarëve.

Besoj se do ta kuptojnë një pjesë e tyre. I ftojmë të gjithë t’i bashkohen kësaj ideje dhe besoj se është pozitive. Nga ana filozofike dy pole politike ka. Brenda polit opozitar ne jemi një forcë ndryshe. S’kemi pse bëjmë tre pole. Ne të gjithë jemi kundër z.Rama, kundër PS, jemi për një kandidat të përbashkët. Nëse do jetë një do mbështesim këtë të opozitës. Nëse do jetë Belindi kandidati i vetëm për Tiranën, do mbështesim Belindin, atë në Durrës, atë në Shkodër. Por nëse opozita prodhon 2-3 kandidatë, atëherë gjithsekush ka të drejtë të prodhojë kandidatët e vet”.

Dashamir Shehi
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Zvërneci”- Rama ironizon me pamjet e 2 projekteve të realizuara nga 2 vëllezërit nga Katari: Kështu e kuptojnë zhvillimin në harmoni me natyrën ata…

20:59 / June 3, 2026

“Resortet luksoze motor i ekonomisë”, Rama: Kjo është luftë hibride, që do mbarojë

13:46 / June 3, 2026

“Askush nuk më lëviz mua nga “istikami” që më kanë vendosur shqiptarët”/ Zvërneci, Rama: Nuk bisedoj me asnjë që është kurdisur

13:06 / June 3, 2026

Zvërneci/ Rama: SPAK hetim të pavarur dhe profesional për origjinën e pronës

12:53 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.