Një vjedhje spektakolare në vetëm 20 sekonda ka ndodhur në një zonë plot me qytetarë dhe nën syrin e dhjetëra kamerave të sigurisë të vendosura në bizneset dhe objektet pranë.
Ky është momenti kur një person vjedh një automjet “BMW” në Shkodër. Siç shihet nga pamjet, rreth orës 20’00 të mbrëmjen ‘skifteri’ zbret nga një makinë luksoze e bardhë që drejtohet nga një tjetër person, hipën nga krahu i pasagjerit në BMW-në e ndaluar, kalon në timon dhe ndez makinën duke ikur me të. E gjithë kjo në vetëm 20 sekonda, një ‘punë’ profesionistësh.
