Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Peleshi vlerëson efektivët e kthyer nga misioni në Turqi: Jemi pranë popujve në ditë të vështira

17:08 / February 20, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
d94e8949 4e49 4e8c a565 12cd425dd962 752x440 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi priti këtë të hënë efektivët që u kthyen nga misioni në zonat e shkatërruara nga tërmeti i 6 shkurtit në kufirin mes Turqisë dhe Sirisë.

Teksa shprehu mirënjohjen në emër të Ministrisë së Mbrojtjes për punën dhe angazhimin në terren që në momentet e para, Peleshi tha se vlerësime maksimale për stafin shqiptar ka marrë edhe nga pala turke.

“Ne kemi treguar në histori, e treguam edhe këtë herë me gjestin tuaj se ne jemi pranë popujve të tjerë në ditë të vështira si ky rast. Unë dua t’ju falënderoj nga zemra në emër të ministrisë, qeverisë dhe popullit për përfaqësimin dinjitoz që i bëtë Shqipërisë në këtë mision me risk. Sikur qoftë edhe një jetë kemi mundur të shpëtojmë nuk ka të paguar”, u shpreh ministri Peleshi.

 “Kemi qenë vendi i parë që reaguam dhe u ofruam në thirrjen e Mekanizmit Evropian të Mbrojtjes Civile. Ishte një moment i rëndësishëm për ne, sepse ishte hera e parë pas anëtarësimit, ku ne u angazhuam për të dhënë kontribut dhe jo për të kërkuar mbështetje. E treguam përmes punës tuaj, sakrificës suaj. Treguam që jemi pjesë e rrjetit të partnerëve të aleancës së madhe, qoftë në NATO, qoftë në Mekanizmin Ervopian të Mbrojtjes Civile jemi edhe për të kontribuuar”, theksoi ministri i Mbrojtjes.

niko peleshi turqi
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Rama flet për fondet dhe investimet e huaja, sulmon kritikët: Sharlatanë dhe ekstremistë

18:50 / July 21, 2026

Koncerti i Kanye West/ Gonxhja: Ofruam 4.3 milionë dhe morëm 6.5 milionë euro

14:03 / July 21, 2026

“Flamingot më kanë bërë të mendoj thellë”, Rama: Paketa e Maleve do ta bëjë Shqipërinë “Zvicra e vogël”

11:35 / July 21, 2026

Rama: 11 mijë fëmijë me aftësi ndryshe përfitojnë nga dyfishimi i mbështetjes ekonomike

20:52 / July 20, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.