Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Teknologji

Eksperti i komunikimit: 50% e punëve që bëhen sot do t’i bëjë inteligjenca artificiale

22:53 / February 21, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
arber kadia
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

ChatGPT është një teknologji e krijuar në SHBA nga shqiptarja Mira Murati, që ka të bëjë me inteligjencën artificiale. Për të folur për këtë temë në emisionin ‘Opinion’, eksperti i komunikimit Arbër Kadia ka thënë se njerëzit tashmë duhet të bashkëjetojnë me teknologjinë artificiale.

Sipas tij, në të ardhmen, 50% e punëve që sot bëhen nga njerëzit do të bëhen nga inteligjenca artificiale.

Arbër Kadia: Në vetvete është një databazë e cila aftësi transformuese të informacionit që i vjen. Që do të thotë, në vend që të kesh vetëm një motor kërkimi që të liston çfarë është, ajo ka aftësinë që të mësojë nga sjelljet e përdoruesve të saj dhe pastaj të nxjerri përgjigjen të modeluar nga të dhënat që ka.

Blendi Fevziu: Pra një nxënës i mirë qenka?

Arbër Kadia: Jo një nxënës i mirë, një nxënës me fuqi mbinatyrore. Dhe ky është versioni më i thjeshtë që ka kjo lloj teknologjie. Ne jemi para një paradigme shumë të madhe tani, që ose do mbijetojmë dhe do transformohemi bashkë me të…

Blendi Fevziu: Mirë me njëri-tjetrin bëjmë konkurrencë, po të konkurrojmë dhe kompjuterin.

Arbër Kadia: Me çdo ndryshim teknologjik që ka ndodhur që nga rrota, te kompjuteri, tek autokadi, këto mbeten në vetvete vegla, është aftësia e përdoruesit pastaj për të maksimuzuar dhe rritur eficencën. Frika më e madhe është tek punësimi sepse më shumë se 50% e punëve që bëhen sot do t’i bëjë teknologjia e inteligjencës artificiale, e cila ka aftësinë të mësojë pafund, të optimizojë veten me ritme të frikshme.

Blendi Fevziu: Po mirë atëherë, 50% e botës rri me asistencë sociale.

arber kadia chatGPT inteligjenca
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Urdhri i Trump/ Apple ndjek hapat e Google, ndryshon në Maps emrin e Liqenit Ontario

16:19 / September 2, 2026

BE shtrëngon rregullat për ChatGPT, OpenAI, Roblox dhe Reddit përfshihen në regjimin më të rreptë të DSA-së

16:55 / August 31, 2026

iPhone 18 mund të kushtojë 100 dollarë më shumë/ Rritja e memories shtyn çmimet lart

19:21 / August 25, 2026

ChatGPT për adoleshentët përballet me kritika: Ekspertët ngrenë pikëpyetje për masat e sigurisë

14:39 / August 25, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.