Postimin e mëngjesit, Edi Rama e ka nisur në Japoni. Në ditën e dytë të vizitës së tij në Tokyo, kryeministri ka takuar drejtuesin e kompanisë së tekonoligjisë së lartë “Sumitomo Electric”. Kreu i qeverisë shkruan se objektivi është të hapen 1000 vende të reja pune.
“MIRËMËNGJES dhe me ditën e dytë të vizitës zyrtare në Japoni, që nisi me takimin me drejtuesin e kompanisë të teknologjisë së lartë “Sumitomo Electric”, me 400 filiale në botë në elektronikë, infokomunikacion, mjedis, energji, si edhe 1200 punonjës në Shqipëri, ku objektivi është të hapen edhe 1000 vende të reja pune, ju uroj një ditë të mbarë”,-shkruan Rama.
Rama do të zhvillojë një takim bilateral me kryeministrin e Japonisë, Fumio Kishida, si dhe do të marrë pjesë së bashku me delegacionin që e shoqëron, në darkën e shtruar prej tij.
