Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Kryepolici Rrumbullaku pritet nga Sekretari i Përgjithshëm i Interpol: Luftë ndaj korrupsionit

11:59 / February 22, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
826d1201 fbeb 442b a4e4 3f3e5d0cbd29
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku u prit në takim nga Sekretari i Përgjithshëm i Organizatës Ndërkombëtare të Policisë Kriminale (Interpol), Jurgen Stock.

Gjatë takimit u vlerësua bashkëpunimi i deritanishëm, gjetja e formave më efikase që ky bashkëpunim të forcohet më tej, për të arritur rezultate edhe më të mira në luftën ndaj sfidave globale, në fushën e luftës kundër kriminalitetit, veçanërisht kundër narkotikëve, trafiqeve, pastrimit të parave, krimit kibernetik etj.

Drejtori i Përgjithshëm falënderoi Sekretarin e Përgjithshëm, për mbështetjen që Interpol ka dhënë dhe jep në bashkëpunimin ndërkombëtar, si dhe e njohu atë me ristrukturimin që po kalon Policia e Shtetit, me qëllim krijimin e strukturave efikase që i përgjigjen sfidave aktuale, rritjen e nivelit të trajnimit të efektivëve të Policisë dhe për një qasje të re në raportin me qytetarët.

Më tej, u shpreh se një nga mënyrat me eficente për të goditur kriminalitetin dhe sidomos krimin e organizuar janë grupet e përbashkëta hetimore me ekspertët përkatës nga vende të ndryshme që përfshihen në çështjet në hetim, ku Interpol mund të luajë një rol deciziv. Drejtori i Përgjithshëm solli në vëmendje gjithashtu se lufta kundër krimit të organizuar kërkon hetim pasuror dhe sekuestrim asetesh, që të arrihet sukses.

Sekretari i Përgjithshëm shprehu mbështetje për qasjen e Drejtorit të Përgjithshëm në lidhje me reformat në Polici dhe sidomos në trajnimin policor, duke shprehur gatishmërinë për të ndihmuar ku të jetë e nevojshme dhe e përshtatshme.

Gjithashtu, ai e vlerësoi Policinë e Shtetit si një organizatë me rëndësi dhe besueshmëri ne arenën e bashkëpunimit ndërkombëtar policor. Sekretari i Përgjithshëm Jurgen Stock dhe Drejtori Ekzekutiv në detyrë i Shërbimeve Policore të Interpolit, zoti Cyril Gout, shprehën gatishmërinë për mbështetjen në organizimin e takimeve të këtyre grupeve hetimore ndërkombëtare dhe inkurajuan Policinë e Shtetit të propozojë dhe të iniciojë takime të tilla për çështjet në interes të Policisë së Shtetit.

67ed2982 6ba1 4a40 887b 69956133245d
357e2266 2ac0 4c70 bba0 7b4c38cbd93e
826d1201 fbeb 442b a4e4 3f3e5d0cbd29

Jurgen Stock
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Tragjedi në Gjilan, 27-vjeçari gjendet i vdekur me foshnjen, arrestohet i ati

16:59 / November 1, 2026

Çfarë ndodhi me 22-vjeçarin në Librazhd? Makina përfundoi 150 metra në greminë, i riu i plagosur

15:03 / November 1, 2026

Protesta e 31 tetorit, reagon Avokati i Popullit, kërkon verifikim të ligjshmërisë së ndërhyrjes

11:58 / November 1, 2026

Bënë shqiponjën dykrenare me duar, arrestohen 4 nxënës shqiptarë në Mal të Zi!

11:40 / November 1, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.