Valbonës iu dha një avantazh mbrëmë në lojë, duke qenë se ajo u rizgjodh lidere e shtëpisë edhe për një javë tjetër. Ajo kishte mundësinë të niste një zinxhir shpëtimi dhe të parën banore që shpëtoi, ishte Kiara. Kiara zgjodhi Luizin, Luizi zgjodhi Tanin, Tani zgjodhi Ermionën, e me radhë. Tre banorët që mbetën në fund ishin Olta, Kristi dhe Dea, të cilët automatikisht dolën në televotim.
Avantazhi i Valbonës nuk mbaroi me aq. Ajo kishte mundësinë që të hiqte dy prej banorëve nga nominimi dhe t’i zëvëndësonte me dy të tjerë. Ose bashke më Kristin, Oltën dhe Dean të dërgonte dhe dy banorë të tjerë në televotim. Valbona nuk u mendua gjatë dhe dërgoi në televotim Tanin dhe Armaldon.
Luizi mendon se ajo veproi me vetëdije të plotë. I pyetur nga Dea se pse ai mendon kështu, Luizi i tha se atë nuk e hoqi nga nominimi për shkak të disa debateve që kanë patur, ndërsa me Tanin ka diskutuar ditët e fundit. Ai u shpreh se votimi i saj ishte plotësisht i qëllimshëm, duke rrëzuar argumentin e Valbonës, që tha se nuk e mendoi shumë mirë.