Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Pezullohet gazetari i korruptuar në Francë, zbulohet skandali i blerjes së mediave ndërkombëtare

17:13 / February 22, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
GAZETARI
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Një gazetar dhe spiker i mirënjohur , punësuar në një prej televizioneve më të mëdha franceze është pezulluar nga detyra pas akuzave se ka transmetuar lajme të paguara.

Një grup gazetarësh investigativë nga gazeta Le Monde dhe grupi i shoqërisë civile “Forbidden Stories” kanë zbuluar se Rachid M’barki transmetonte lajme mbi tematika të ndryshme si kriza e jahteve luksoze në Monaco, mbi një lider të opozitës sudaneze dhe mbi dyshime korrupsioni në Katar, që kishin vetëm një gjë të përbashkët: ishin të bazuar mbi fakte të pavërtetuara përgatitur nga një agjenci izraelite.

M’barki ka mohuar të jetë paguar për këto lajme, por pranoi se nuk i kishte konfirmuar ato më parë me linjën editoriale të redaksisë, duke shmangur një hallkë të rëndësishëm brenda kompanisë.

Ai u shpreh se raportimet e lajmeve i ishin ofruar nga persona të ndërmjetëm, ndërsa kishte përdorur gjykimin profesional në përzgjedhjen e transmetimit të tyre.

Por, investiguesit thonë se kanë prova që origjina e lajmeve vjen nga një grup në hije i quajtur “Team Jorge”, një operacion me bazë në Tel Aviv dhe që drejtohej nga një oficer i forcave speciale të Izraelit, emri i të cilit është Tal Hanan.

Sipas tyre Team Jorge është një nga lojtarët e shumtë në industrinë e mercenarëve të dizinformimit, të cilët janë ekspertë privatë të agjencive të inteligjencës që për një çmim të caktuar përdorin internetin për të dëmtuar reputacionin e një kundërshtari ose të ndikojnë në zgjedhjet e një vendi.

Duke u infiltruar, gazetarët kuptuan se si funksiononte organizata, e cila kishte organizuar mbi 20 fushata dizinformimi në të gjithë botën. Specialiteti i tyre ishte krijimi i llogarive të rrema në rrjete sociale, që më pas një lajm të caktuar e bënin viral duke e shpërndarë.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

69-vjeçari i zhdukur në Elbasan pronar i banesës ku ndodhi shpërthimi, ekspertët e xhenios në vendngjarje për të ndihmuar ekipet e emergjencës

21:19 / November 4, 2026

Kaja Kallas: Shqipëria ka shënuar progres, detyra është të ruajë ritmin e reformave

20:40 / November 4, 2026

Krim në familje në Bulqizë, arrestohen gruaja dhe djali i 61-vjeçarit, dyshohet se e vranë dhe inskenuan sulmin nga ariu

19:13 / November 4, 2026

Progres-raporti 2026/ KE vlerëson përparimin e Shqipërisë drejt BE-së, kërkon forcimin e luftës kundër korrupsionit dhe reformë zgjedhore para zgjedhjeve vendore 2027

13:59 / November 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.