Nga Shkodra ku është takuar me kryebashkiakun Bardh Spahia, ambasadori i Italisë në Shqipëri, Fabrizio Bucci jep mesazhin që “Njerëzit kanë nevojë të dëgjojnë zgjidhje të problemeve të tyre nga politike dhe jo të përballet me dhunën dhe gjuhën e urrejtjes”. Sipas tij, nevojat e qytetarëve janë shërbimi ndaj tyre, ndërkohë që u shpreh se plotësimi i kushteve për në Bashkimin Europian duhet të jetë objektiv i të gjithë spektrit politike.
“Pak kohë më parë Shqipëria ka hedhur një hap të rëndësishëm drejt BE, dhe hyrja e Shqipërisë në familjen e madhe europiane nuk është objektiv i vetëm një krahu politik, është objektiv politik i të gjithëve, dhe mua më pëlqen që të gjithë të punojnë në këtë drejtim, pa diskutim që mund të ketë mendime apo ide të ndryshme por në demokraci mazhoranca është ajo që qeveris, dhe janë zgjedhësit ato që vendosin kush qeverisë, çdo dy vite, çdo vite, 1 herë në katër vite për qeverinë, 1 herë në 4 vite për zgjedhje lokale, ai është momenti kur qytetarët shprehen. Në këto 4 vite mua do të më pëlqente që politikanët të zgjidhnin formën e civilizimit dhe dialogut që nuk është gjithmonë përballje mes akuzave, dhunës verbale, e të shpresojmë që të mos ketë dhunë të asnjë forme tjetër”, tha Bucci.
Sa i takon zgjedhjeve dhe situatës brenda opozitës ai ka deklaruar se 14 Maji do të jetë një ditë ë rëndësishme për të gjithë shqiptarët ndërkohë që është shprehur se vendit por edhe vetë mazhorancës i duhet një opozitë e fortë në parlament dhe jo një opozitë që përcjell gjuhën e dhunës.
“Zgjedhjet e 14 Majit janë zgjedhje të rëndësishme pasi zgjedhin drejtuesit e 61 bashkive. Do të doja që me 14 Maj politikanët të mundohen që t’i ofrojnë zgjidhje qytetarëve. Do të dëshiroja që me 14 Maj, politikanët të ofrojnë alternative për banorët. Qëndrimi im është që edhe opozita të mbushë boshllëkun e krijuar, sepse në demokraci një mazhorancë ka nevojë për një opozite, opozita është e fortë nëse është e bashkuar, por këshilla ime si përfaqësues i Italisë, është që opozita duhet te jetë e fortë dhe e bashkuar që në parlament të bëje një opozitë serioze mbi gjëra konkrete dhe jo vetëm kaos, kjo nuk i shërben askujt, as mazhorancës”, tha më tej Bucci.