Deputeti i Partisë Demokratike, njëherazi edhe kandidati i dalë nga Primaret e Sali Berishës për kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Belind Këlliçi, i pyetur mbi atë se çfarë ai mendon për figurat kryesore dhe më jetëgjata aktive në politikën shqiptare, ai tha se kryedemokrati Sali Berisha është njeriu më karizmatik dhe i vendosur që ka njohur.
Lulzim Bashën e cilësoi si të keqin e vetes, ndërsa Ilir Metën si kokëderr. Kryeministrin Edi Rama e cilësoi megaloman, ndërsa kundërshtarin e tij në garën për Bashkinë e Tiranës, Erion Veliaj, e etiketoi me epitetin “fake”.
Sali Berisha është njeriu më persistent, karizmatik dhe i vendosur që mund të kem njohur në jetë.
Lulzim Basha është i keqi i vetes së vet
Ilir Meta është kokëderr, nuk heq dorë
Edi Rama është një megaloman
Erion Veliaj është fake, komplet fake
