Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Guvernatori italian po hetohet për korrupsion e pastrim parash, “Mjekësia” në Tiranë i dha titullin ‘Honoris Causa’ dhe një vend pune

14:25 / February 23, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
hristian Solinas
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Autoritetet në Itali kanë marrë nën hetim Guvernatorin e Sardenjës Christian Solinas për akuzën e korrupsionit dhe të pastrimit të parave, ndërkohë që një skandal e lidh atë drejtpërdrejtë me Shqipërinë.

Fakulteti i Mjekësisë në Tiranë e ka pajisur atë me një titull ‘Honoris Causa’ në kushte vërtet shumë të çuditshme.

Sipas prokurorëve Solinas është nderuar me këtë titull nga Universiteti i Mjekësisë në Tiranë në këmbim të emërimit të një personi në autoritetin që merret me energjinë në Itali, një person me emrin Rajmondi.

Në këmbim të emërimit të Raimondit në një organizatë të rëndësishme me një pagesë prej 140 mijë eurove në vit, ai do të kishte marrë edhe një diplomë nderi në Mjekësi nga Universiteti i Tiranës dhe gjithashtu është emëruar edhe profesor i jashtëm në këtë fakultet.

Raimondi është drejtor i sektorit së Doktoratës të Universitetit Publik të Mjekësisë të Tiranës. Mbetet misterioze sesi Solinas do ta kishte justifikuar marrjen e një diplome që në Itali përfshin mësime dhe praktika në kohën kur ai ishte drejtues i Rajonit të rëndësishëm të Sardenjas. Dhe kohë më parë Guvernatori Solinas ka qenë në kritikën e mediave pasi ka deklaruar se ka një titull akademikë në Universitetin Leibnitz të Milanos, e që nuk njihet nga Ministria Italiane e Arsimit.

Këto dyshime kanë bërë që prokurorë nga Cagliari të vijnë drejt Tiranës për të zbardhur gjithçka. Mediat italiane shkruajnë se sigurisht që guvernatori ka një marrëdhënie të vështirë me kualifikimet arsimore.

“Në fakt, ai kishte një diplomë të shkëlqyer në sociologji nga Universiteti Leibnitz i Milanos. Megjithatë, ajo nuk njihet nga MIUR. Solinas u diplomua në drejtësi në 2018 nga Universiteti i Sassarit. Por universiteti ka refuzuar gjithmonë të shfaqë tezën duke e konsideruar atë të mbrojtur nga privatësia. Tani vjen kjo histori kurioze e diplomës së mjekësisë në Tiranë”, shkruajnë gazetarët italianë.

Christian Solinas honoris mjekesi tirananews.al
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Vlorë/ Zjarr në Ujin e Ftohtë, era dhe temperaturat e larta favorizojnë përhapjen e flakëve

18:29 / July 20, 2026

Volkswagen nis ristrukturimin më të madh në histori, do të përgjysmojë gamën e modeleve

18:07 / July 20, 2026

24 orë nuk mjaftuan: Avokati australian akuzohet se faturoi deri në 34.5 orë punë brenda një dite

17:59 / July 20, 2026

Izraeli riklasifikon krokodilët, hapet rruga për përdorimin e tyre në sistemin e sigurisë

17:38 / July 20, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.