Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Protesta e opozitës/ Policia shoqëron 61 persona dhe arreston 37 prej tyre

13:48 / April 14, 20193 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
arrestime
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Policia e Tiranës ka folur zyrtarisht për ndalimet pas protestës së djeshme të opozitës. Në një njoftim për mediat, policia thotë se janë 61 të proceduar, ndër ta 37 të arrestuar. Mes personave që po ndiqet penalisht është edhe sekretari i përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi. Gjeografia e të arrestuarve është e shpërndarë dhe shihet se janë nga të gjitha rrethet.

“Policia e Tiranës nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë ka arrestuar 37 shtetas, për veprime të dhunshme mbi institucionet kushtetuese, mbi Policinë dhe për shkatërrimin e pronës shtetërore e private gjatë zhvillimit të protestës së opozitës nga Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim ditën e djeshme para Parlamentit”, deklaron Policia.

Sipas saj, veprimet proceduriale janë kryer në bazë të një analize të pamjeve filmike, raport shërbimeve, si dhe provave të tjera të mbledhura nga grupi hetimor.

Janë proceduar në gjendje të lirë dhe 23 persona të tjerë. Është proceduar penalisht dhe shtetasi G.B., si organizator i protestës të zhvilluar ditën e djeshme.

Për sulmet dhe veprimet e dhunshme janë arrestuar shtetasit: F. Ç., 37 vjeç, banues në Korçë; M. Ç., 35 vjeç, banues në Korçë; A. K., 20 vjeç, banues në Korçë; O. R., 28 vjeç, banues në Burrel; N. B., 23 vjeç, banues në Korçë; A. B., 32 vjeç, banues në Korçë; E. D., 24 vjeç, banues në Elbasan; D. M., 24 vjeç, banues në Elbasan; I. D., 26 vjeç, banues në Elbasan; A. Xh., 31 vjeç, banues në Burrel; F. Gj., 34 vjeç, banues në Shkozë, Tiranë; G. A., 29 vjeç, banues në Tiranë; A. G., 51 vjeç, banues në Librazhd; F. B., 48 vjeç, në banues në Librazhd; Sh. K., 23 vjeç, banues në Bathore Kamëz; A. Zh., 22 vjeç, banues në Tiranë; B. D., 37 vjeç banues në Tiranë; R. D., 19 vjeç, banues në Tiranë; A. R., 18 vjeç, banues Tiranë; D. R., 37 vjeç, banues në Shkodër;

T. K., 20 vjeç banues në Kavajë; H. R., 22 vjeç banues në Kavajë; O. S., 18 vjeç, banues në Domje, Tiranë; M. P., 20 vjeç, banues në Kavajë; D. M., 19 vjeç, banues në Tiranë; A. S., 24 vjeç, banues në Tiranë; A. G., 26 vjeç, banues në Tropojë; E. N., 23 vjeç, banues në Lushnjë; D. Gj., 25 vjeç, banues në Lushnjë; K. S., 21 vjeç, banues në Berat; M. B., 20 vjeç, banues në Berat;

E. B., 27 vjeç, banues në Tiranë; A. P., 61 vjeç, banues në Tiranë; H. T., 17 vjeç banues në Tiranë; E. A., 18 vjeç, banues në Cërrik; L. Z., 29 vjeç, banues në Skrapar; R. B., 31 vjeç, banues në Tiranë.

Gjatë protestës së djeshme kanë mbetur të lënduar nga veprimet e dhunshme 5 punonjës policie të cilët ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Po punohet për identifikimin, kapjen dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të personave të tjerë që kanë kryer veprime të dhunshme gjatë protestës së djeshme. Materialet proceduriale do t’i referohen Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

arreston 37 Policia shoqeron 60 perosna tirananews
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Tragjedi në Rusi: Orteku merr 11 jetë, gjashtë të plagosur dhe disa të zhdukur

17:59 / September 7, 2026

Pushimet kthehen në tragjedi për familjen nga Kosova, humb jetën 68-vjeçari në plazhin e Velipojës

17:38 / September 7, 2026

Harta e botës mund të ndryshojë, OKB mbështet projeksionin që i jep Afrikës përmasat reale

16:59 / September 7, 2026

Kujt ka gjasa t’ia japin votën banorët e rritur të bashkive që do të zgjerohen?

16:00 / September 7, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.