Pesë persona grabitën një argjendari në mes të ditës në Angli, duke vjedhur 300,000 £ bizhuteri (rreth 340 mijë euro) në vetëm 70 sekonda.
John Gourlay, 49 vjeç, Trevor Leek, 44, Justin Boylan, 51 vjeç, Arfan Latif, 38 dhe Hassan Zulfiqar, 26 vjeç, kryen grabitjen para blerësve të tmerruar më 3 mars të vitit të kaluar.
Pesë të pandehurit u shpallën fajtorë për komplot për grabitje dhe posedim të një arme pas një gjyqi katër-javor në Birmingham Crown Court. Ata do të dënohen muajin e ardhshëm.
Detektivët përdorën pamjet nga bizneset aty pranë, së bashku me pamjet e telefonave celularë të filmuara nga dëshmitarët, për të identifikuar grupin që u kapën ditë më vonë.