Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

“Shpërthen” Petrit Vasili pas dhunimit të gazetarëve, e quan ministrin Lleshaj kiminel

14:31 / April 14, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Vasili
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ish-deputeti i LSI-së Petrit Vasili ka shpërthyer sot ndaj ministrit të Brendshëm Sandër Lleshaj dhe qeverisë pas ndalimeve të dhjetëra protestuesve ndaj policisë dhe akuzave për dhunë ndaj opozitës të artikuluara nga maxhoranca.

Vasili i ka drejtuar disa pyetje ministrit të Brendshëm, të cilin e quajti ‘ministër kriminel’.

Ai pyeti se ku i gjeti provat e filmimet policia kur dritat tek parlamenti i fiku vet. Vasili tha se ky është shtet i horrave dhe se hajdutët e qeverisë që njihen deri në Uashington nuk arrestohen por arrestohen qytetarë që mbrojnë banesat e tyre.

“Jam këtu ti kërkoj këtij ministri të pacipë që bën komente… cili ishte pronari i asaj makine? Përveç mjeteve mjekësore të medias nuk mund të hynte askush tjetër. Kush i fiku dritat në ambientet e mitingut që maskarenjtë e tij të konsumonin të qetë provokimin e tyre.

Kam një pyetje për ministrin kriminel që drejton ministrinë e brendshme: Kush e dhunoi fotografin Arben Dajçi? Kjo foto flet për të gjithë ministrat. Kjo është dhuna…gjaku tek ky fotograf i ndershëm dhe i pafajshëm që pasqyronte protestën.

Kam një pyetje tjetër: Po investigimin e bërë nga BIRN dhe videon e bërë publike nga ta se si gazetarët pa asnjë shkak u goditën me ujë?

Kush e kurdiste gurmazin e çjerrë të një polici maskara për të bërë thirrje për të irrituar klimën e provokimit. Sot policia ka ndaluar dhjetëra protestues, ku i gjeti provat, filmimet? Po për makinën e djegur pse nuk ka prova e filmime.

Ky shtet ka zgjedhur të jetë shtet i horrave dhe horrave që mbrojnë horrat. Hajdutët e qeverisë i njohin që këtu e deri në Uashington por nuk arrestohet njeri. Arrestohen ata që mbrojnë banesat e tyre nga hajdutët e qeverisë”, deklaroi Vasili.

kriminel ministri Lleshaj tirananews.al Vasili
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Zvërneci”- Rama ironizon me pamjet e 2 projekteve të realizuara nga 2 vëllezërit nga Katari: Kështu e kuptojnë zhvillimin në harmoni me natyrën ata…

20:59 / June 3, 2026

“Resortet luksoze motor i ekonomisë”, Rama: Kjo është luftë hibride, që do mbarojë

13:46 / June 3, 2026

“Askush nuk më lëviz mua nga “istikami” që më kanë vendosur shqiptarët”/ Zvërneci, Rama: Nuk bisedoj me asnjë që është kurdisur

13:06 / June 3, 2026

Zvërneci/ Rama: SPAK hetim të pavarur dhe profesional për origjinën e pronës

12:53 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.