Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Fevziu: PD nuk duhet ta çonte çështjen e opozitarizmit në vendim gjykate

20:59 / February 23, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
blendi fevziu
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Gazetari dhe drejtuesi i emisionit Opinion në Tv Klan, Blendi Fevziu, thotë se Partia Demokratike nuk duhet ta kishte lënë çështjen e vulës dhe logos së partisë që udhëheq opozitën, deri në një vendim gjykate.

Fevziu u shpreh se PD duhet ta kishte zgjidhur së brendshmi këtë problem.

“Sa i përket problematikës që lidhet me vendimin e datës 3 Mars, në gjykim tim opozita reale është PD që drejtohet nga Sali Berisha, pjesa tjetër është një tentantivë pa ndonjë interes të madh, por Partia Demokratike e Sali Berishës nuk duhet ta kishte lënë situatën deri këtu. PD duhet të kishte gjetur një fuqi të brendshme që mos ta çonte çështjen e opozitarizmit në një vendim gjykate. Nuk është çështja vetëm Alibeaj, por dhe deputetët e tjerë të grupit parlamentar. Ky grup nuk bëri dot një grupim deputetësh i cili të shkarkonte Alibeajn dhe të vendoste një tjetër. Kjo tregoi që qe një paaftësi dhe brenda PD për të funksionuar. Sa i përket raportit, unë jam 100% i qartë, e vetmja opozitë reale dhe dominuese është opozita e drejtuar nga Berisha”, tha Fevziu në Klan.

Fevziu thekson se në këtë moment, Partia Demokratike duhet të ketë një organizim të mirë për zgjedhjet vendore.

“Duhet të ketë një organizim të mirë për të përballuar fushatën elektorale. Berisha ka të drejtë për një gjë, nuk mund të mbetet peng opozitarizmi në Shqipëri, edhe pse ti nuk ja kërkon dot gjykatës. Por praktikisht të shkosh 2 muaj para zgjedhjeve, mos kesh resgjistruar akoma një forcë opozitare, PD duhet të ketë mbi 42-43% të votave së shqiptarëve në zgjedhjet e 2021. Gjysma e shqiptarëve nuk janë të përfqësuar në zgjedhjet lokale deri në këtë moment. Kjo është jashtë logjikës dhe natyrisht që provokon nervozizëm edhe tek opozita”.

Sa i përket përjashtimit nga Parlamenti të deputetëve të PD, Fevziu e konsideron “një skandal”. 

Blendi Fevziu Tv Klan
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Albcontrol, studim fizibiliteti për trafikun ajror në Aeroportin e Kukësit

13:40 / February 10, 2026

Shqipëria dhe Belgjika, platformë të përbashkët digjitale për menaxhimin e emigracionit të paligjshëm

13:22 / February 10, 2026

Gjyqi i ish-krerëve të UÇK-së, Rama për prokurorin e Hagës: Çfarë idioti ndërkombëtar

13:17 / February 10, 2026

Si të merrni pronësinë mbi truallin shtetëror që keni në përdorim, njoftimi i rëndësishëm i Kadastrës

12:48 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.