Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Arben Ahmetaj: Në proçesin e 3 inceneratorëve unë kam zero përfshirje

21:46 / February 23, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
arben ahmetaj 3
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ish-zv/Kryeministri Arben Ahmetaj u është përgjigjur akuzave të publikuara në media nëse është i përfshirë në çështjen e inceneratorëve, që janë nën hetim nga SPAK. I ftuar në emisionin ‘Opinion’, Ahmetaj thotë se ai nuk ka asnjë përfshirje dhe nuk ka firmosur asgjë për inceneratorët e Elbasanit, Fierit dhe Tiranës. Ish-zv/Kryeministri deklaroi se ndaj tij nuk ka asnjë akuzë zyrtare.

Arben Ahmetaj: Është shumë e rëndësishme që ta vendosm në një kuadër. Ju shmangët nëse, pjesën e procedurës për inceneratorët. Cila është akuza ndaj meje? Ka akuzë zyrtare nga Prokuroria?

Blendi Fevziu: S’është e thënë që s’ka. Unë kam një letër, është një e-mail zyrtar i SPAK i cili i përgjigjet një kolegut tim të Fax Tv, ai na e ka vënë në dispozicion, i cili thotë: Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë vijon të kryejë hetime në lidhje me procedurën e dhënies së koncesionit me objekt ndërtimin e impiantit të trajtimit të mbetjeve në Elbasan dhe prodhimin e energjisë, në kuadër të procedimit penal. Objekt i hetimeve të këtij procedimi penal janë një sërë rrethanash dhe faktesh ku përfshihen dhe veprimet e shtetasit Arben Ahmetaj, në cilën e ish-ministrit të Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik Tregtisë dhe Sipërmarrjes.

Arben Ahmetaj: Ka një dosje që quhet 277/1 që janë veprimet e Ministrive të Drejtësisë, të Ministrisë së Energjisë dhe të Zhvillimit Ekonomik ku unë isha ministër. Unë dua ta deklaroj që në procedurën e inceneratorit të Elbasanit, inceneratorit të Fierit dhe inceneratorit të Tiranës unë nuk kam marrë pjesë, kam zero përfshirje. S’ka akuzë ajo, ajo ka informacion. Patjetër që po hetohet. Të inceneratori i Elbasanit kam zero përfshije në procedurë.

Unë nuk kam firmë te inceneatori i Elbasanit, inceneratori i Fierit dhe tek procedura e Tiranës. Po them dhe një gjë. Të dyja veprat publike, Elbasani dhe Fieri, janë të dosmosdohsmme. Kanë pastruar qytete.

Arben Ahmetaj inceneratoret perfshirje
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Ik, ik, ik”- Përplasje mes 2 grupeve në tubimin e dhunshëm në Tiranë, protestuesit përzënë disa përfaqësues të PD-së nga sheshi

20:59 / October 16, 2026

Dhuna e protestuesve “përçan” demokratët në Shkodër

19:19 / October 15, 2026

Protestat, reagon PS: Dhuna s’është zgjidhje, Shqipëria e ka paguar shtrenjtë faturën e kaosit në të kaluarën

19:50 / October 14, 2026

Sindikata e Universiteteve në krah të studentëve: Dënojmë dhunën, kërkojmë dialog dhe zgjidhje konkrete

09:53 / October 14, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.