Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Drejtoria e Përgjithshme Detare paralajmëron mjetet lundruese për përkeqësimin e motit

22:57 / February 24, 20231 Min Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
moti
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Fundjava sjell përkeqësim të motit në të gjithë bregdetin shqiptar. Bazuar në parashikimin e situatës hidrometeorologjike përgjatë bregdetit shqiptar, Drejtoria e Përgjithshme Detare ka njoftuar se duke nisur pas orës 22:00 të së premtes dhe gjatë fundjavës, në datat 25 – 26 shkurt, do të ketë përkeqësim të motit.

Era parashikohet të jetë e fortë me drejtimin jug-juglindje. Sipas autoritetit detar, era do të arrijë deri në forcën 7-8 ballë me shpejtësi deri 30 – 35 metra për sekondë. Kjo do të sjellë dallgëzim të fortë të detit me lartësi dallge nga 2.50 deri 3.50 metra.

“Me qëllim parandalimin e çdo situate të papritur për shkak të kushteve atmosferike kërkojmë bashkëpunimin e të gjithë subjekteve që ushtrojnë veprimtari në fushën e detarisë, për të marrë të gjitha masat e nevojshme për sigurimin e mjeteve në port dhe rritje e gatishmërisë së ekuipazhit në mjetet lundruese”, thuhet në njoftimin e DPD-së.

Kjo situatë detare do të diktojë vecanërisht sektorin e peshkimit, që ka pezulluar aktivitetin, gjuetinë në det të hapur deri në qetësim të detit. Përmirësimi i situatës hidrometeorologjike do të jetë mbas datës 27 shkurt.

drejtoria detare Moti perkeqesim
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Shpërthime në shesh, protestuesit hedhin fishekzjarrë dhe molotovë në drejtim të policisë

19:27 / October 20, 2026

 Zjarri në Gjykatën e lartë,ndryshime në zhvillimin e seancave gjyqësore, palët do të informohen

14:59 / October 20, 2026

Ilir Meta përgëzon nga burgu pedagogët: Demonstrim i shkëlqyer

14:48 / October 20, 2026

Dhuna në protesta “tremb” turistët/ Hila: Kemi një ngrirje totale të gjithë rezervimeve

14:26 / October 20, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.