Modelja Aurela Hoxha ka folur në emisionin ‘Në kurthin e Piter Pan’ për lindjen e fëmijës së dytë, jetën e saj në Spanjë e shumë gjëra të tjera për të cilat u “ngacmua”nga vogëlushët.
Ajo disponon linjën e saj të veshjeve, edhe pse nuk ka bërë një shkollë për stiliste.
“Unë nuk jam stiliste, pavarësisht se kam markën time të veshjeve, por nuk kam bërë një shkollë si stiliste, megjithatë kam markën time të veshjeve që do të thotë unë dizenjoj gjërat që më pëlqejnë më shumë por që në profesion nuk jam stiliste, kështu që modele që dizenjon rroba”, ka thënë Aurela.
