Policia ka shoqëruar shoferin e kazinosë në të cilën punonte 22-vjeçarja nga Kenia, e cila humbi jetën pak ditë më parë.
News 24 raporton se Rodi Barçi, është shoqëruar në komisariatin numër 1 në Tiranë, për t’u marrë në pyetje lidhur me ngjarjen e rëndë.
Joy Aoko, dyshohet se është hedhur nga banesa në të cilën jetonte në Tiranë, e si pasojë e plagëve të rënda humbi jetën disa muaj pas qëndrimit në spital.
Po ashtu po punohet edhe për rimarrjen në pyetje të shtetases keniane Emily Mutua, mikeshë e Joy.
