Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Lulzim Basha: Ballkani Perëndimor mund të përdoret si front i dytë i Moskës, ja vendet e rrezikuara

12:00 / February 25, 20233 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
1200 630 basha zyre
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Në 1-vjetorin e sulmit rus në Ukrainë, ish-kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha u shpreh ditën e djeshme se fronti mes Ukrainës dhe Rusisë është më shumë se një luftë mes dy ushtrive apo dy shteteve. Në një intervistë për gazetën “SOT”, Basha tha se kjo luftë është fronti mes demokracive dhe autokracive. Gjithashtu ish-kreu i PD foli dhe për rrezikun rus në Ballkanin Perëndimor. Basha tha se të gjitha vendet janë të rrezikuara nëse nuk përmbyllet me sukses dhe meritë procesi i integrimit.

“Potenciali destruktiv i Rusisë në rajon mbetet shqetësues, sidomos kur autokratët që sundojnë e aspirojnë në rajon përdorin politikat polarizuese dhe përçarëse për të mbajtur gjallë konfliktet e të shkuarës, në shërbim të interesave të pushtetit personal dhe në dëm të popujve të tyre, që kërkojnë të shohin përpara drejt Perëndimit dhe vlerave të tij. Të gjitha vendet janë të rrezikuara nëse nuk përmbyllet me sukses dhe meritë procesi i integrimit, i cili kërkon përkushtim në ndërtimin e demokracive funksionale dhe luftë ndaj krimit të organizuar dhe korrupsionit, që janë asetet në duart e autokratëve për të mbajtur peng proceset e konsolidimit të jetës institucionale, demokratike dhe ekonomike të vendeve tona. Në dritën e ndihmës bujare të partnerëve tanë, na takon ne si qytetarë të vendeve të këtij rajoni të bëjmë të gjitha përpjekjet që modeli fitues në vendimmarrjen politike të jetë ai që vjen nga Perëndimi, e jo nga Moska”, tha Basha.

Ai foli dhe mbi rrezikun në Kosovë. “Tentativat për krijimin e fronteve të reja nga ana e Rusisë për të “lehtësuar” trysninë e atij me Ukrainën, mund ta shtyjnë atë të ndërmarrë iniciativa në Ballkan përmes aktorëve që ka kultivuar kryesisht në hapësirën politike serbe, por jo vetëm. Gjithsesi dinamika e krijuar nga konflikti në Ukrainë dhe vetëdijesimi mbi pasojat e një tensioni të vazhdueshëm mes Rusisë dhe vendeve të NATO-s dhe BE-së, po i shtyn partnerët tanë drejt kërkimit të zgjidhjeve përfundimtare që do të ç’tensionojnë rajonin dhe do të hapin një perspektivë të qartë për të ardhmen. Rëndësi të veçantë merr në këtë dinamikë të re edhe njohja formale e Kosovës nga Greqia, Spanja, Rumania, Sllovakia dhe Qipro dhe lançimi i procesit të anëtarësimit të saj në NATO. Ndaj edhe plani franko-gjerman, me mbështetje të qartë amerikane, është një mundësi e mirë për zgjidhjen e ngërçit Serbi-Kosovë, që mund të kalojë vetëm nëpërmjet një shtegu, atij të njohjes së një realiteti objektiv, pavarësinë e Kosovës. Kjo do t’i hapte rrugën edhe Serbisë dhe qytetarëve të saj drejt BE-së, një shans që ata duhet të dinë të kapin, pavarësisht atavizmave nacionaliste me të cilat përpiqet të manipulojë një pjesë e klasës së saj politike”, deklaroi Basha.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

69-vjeçari i zhdukur në Elbasan pronar i banesës ku ndodhi shpërthimi, ekspertët e xhenios në vendngjarje për të ndihmuar ekipet e emergjencës

21:19 / November 4, 2026

Protestuesit përplasje me policinë/ Bardhi: Vendosja e gjobave në kundërshtim me ligjin

20:56 / November 4, 2026

Kaja Kallas: Shqipëria ka shënuar progres, detyra është të ruajë ritmin e reformave

20:40 / November 4, 2026

Krim në familje në Bulqizë, arrestohen gruaja dhe djali i 61-vjeçarit, dyshohet se e vranë dhe inskenuan sulmin nga ariu

19:13 / November 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.