Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
OPED

Pse Berisha e vrau gjyqin e 3 Marsit për vulën e PD?

21:35 / February 26, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
640 0 1673448982xberisha 710
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Nga Mero Baze:

3 Marsi, dita, që Gjykata e Tiranës do të marrë një vendim për legjitimitetin e drejtimit të PD, u asgjësua politikisht nga Sali Berisha. Duke caktuar në ditën e gjyqit, një protestë kombëtare të mbështetësve të tij, pikërisht si presion mbi drejtësinë, Sali Berisha në fakt ka kryer një akt publik të vrasjes së drejtësisë, duke justifikuar jo vetëm dizajnimin që i është bërë nga SHBA si “shantazhues i drejtësisë”, por duke futur në rrugë pa kthim zgjidhjen e problemit ligjor të PD. Pas kësaj që Berisha bëri , çdo vendim i gjyqit më 3 Mars është i paragjykuar. 

Nëse Gjykata vendos që drejtimi i PD i takon Bashës, Berisha do justifikoj protestën para gjykatës si të ligjshme, pasi e dinte komplotin. Nëse Gjykata ja jep vulën Berishës, atëherë do të kemi një vendim të marrë nën presionin e turmave, një lloj fashizmi, që është shfaqur në Evropë një shekull më parë. Pra sido që të shprehet gjykata, Berisha e ka paragjykuar vendimin e saj përmes protestës. Madje do të jetë krim që gjykata të marrë vendim nën presionin e turmave edhe nga pikëpamja politike.

Po përse Berisha e asgjësoi politikisht 3 Marsin në Gjykatë? Arsyeja duket se ka të bëj me gjetjen e një arsyeje për të mos hyrë në zgjedhje. Në të gjitha rrethanat, Berisha nuk kishte pse e shkatërronte gjyqin ndaj PD. Madje dhe sikur gjykata të ishte e sigurt që do t’ia jepte Lulzim Bashës, Berisha mund të forcohej në opinion publik duke e baltosur atë. Aq më tepër nëse e fitonte vet.

Problemi që ka Berisha, është se nuk ka vota jo se nuk ka vulë. Dhe këtë e ka kuptuar shumë qartë. Ndaj është angazhuar të asgjësoj 3 Marsin, që të jetë i sigurt që nuk do të ketë vendim. Se çdo vendim e detyron të hyj në zgjedhje. Ndaj do që Gjykata të mos marrë asnjë vendim. Kështu do të thotë që e përjashtuan nga zgjedhjet dhe nuk regjistrohet dot.  Për kaq vlen dhe gjithë mitingu i 3 Marsit. Nuk vlen si betejë, vlen si një miting për të ikur nga beteja. Si një tufë bashibozukësh të shpartalluar.

Berisha Mero Baze vula e pd
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Qëndrimi jopolitik i pushtetit ndaj Zvërnecit dhe protestave

21:00 / June 2, 2026

Pse protesta greke në Tiranë duket naive?!

20:18 / June 2, 2026

Prokurori, Pelikani dhe 4.5 Miliardët

20:39 / June 1, 2026

“Rama në burg, Berisha në burg”- Të rinjtë mbushin sheshin para Kryeministrisë! Kërkojnë largimin e kryeministrit

20:18 / June 1, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.