Kandidati i PD-së së Sali Berishës për Bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi, e ka nisur këtë të hënë me një falënderim për qytetarët e Tiranës, kjo përmes një postimi në Facebook. “Çdo ditë me qytetarët. Do të vendosim një rekord takimesh. Thjeshtësia e bisedave, shakatë, janë pjesa më e bukur e ditës. Çdo fjalë e dorështrëngim është një motiv më shumë për mua. Çdo ditë që kalon na bën më të shumtë. Një përjetim i jashtëzakonshëm çdo ditë. Faleminderit të gjithëve”, shkruan Këlliçi në Facebook.
Postime te ngjashme
Add A Comment
