Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Vrau gruan, pendesë dhe iu kërkon falje fëmijëve, Prokuroria kërkon 30 vite burg dënim

19:40 / April 14, 20193 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
1547101583 prokuroriaepergjithshme
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Prokuroria për Krime të Rënda kërkoi 30 vite burg për Sami Metushin, i cili rreth një vit më parë vrau bashkëshorten e tij.

Ngjarja e rëndë ndodhi në një fshat të Kavajës, ndërsa Metushi është duke u gjykuar për akuzën e “Vrasjes për shkak të marrëdhënieve familjare”. Gjatë procesit të zhvilluar te Krimet e Rënda, kanë dhënë dëshminë disa persona, të cilët kanë treguar në lidhje me ngjarjen dhe marrëdhënien e çiftit.

Ndërkohë, vetë Sami Metushi, i cili është shprehur i penduar për vrasjen, më herët nuk pranoi të dëshmonte para treshes gjykuese, teksa u shpreh se nuk donte ta kujtonte atë moment, i cili për të ishte i dhimbshëm. Më tej, Metushi tha se donte t’u kërkonte falje fëmijëve të tij, për atë që kishte bërë. “U kërkoj ndjesë fëmijëve të mi. Jam penduar për çdo gjë dhe nuk dua ta kujtoj atë moment”, u shpreh Metushi rreth 1 muaj më parë. Gjatë procesit, dëshminë e tyre kanë dhënë edhe dy oficerë të Policisë, të cilët kanë hetuar ngjarjen dhe janë marrë me zbardhjen e krimit në familje.

Në dëshmi, ata kanë treguar nga momenti i arrestimit dhe veprimet e kryera me vonë. Sami Metushi e ka pranuar krimin që në fillim, ndërsa nuk është përpjekur të largohet, duke pritur arrestimin. Gjatë seancave të zhvilluara, në Gjykatë nuk kanë qenë të pranishëm asnjëherë familjarët e tij. Kujtojmë se 52-vjeçari është baba i 5 fëmijëve dhe duket se i vetmi peng i tij janë ata. Ndërkohë që konkluzionet përfundimtare të Prokurorisë u lexuan një javë më parë, Gjykata pritet të dëgjojë mbrojtjen dhe të japë një vendim për 52- vjeçarin në datën 18 prill.

NGJARJA

Vrasja në familje ndodhi në nëntor të 2017-ës, në banesën e çiftit Metushi. Referuar hetimeve, ngjarja ka ndodhur pas një sherri të momentit, ndërsa mësohet se çifti ka pasur probleme ekonomike dhe së bashku kryenin disa punë për t’ia dalë. Nga dëshmitë në atë kohë, të afërt të tyre janë shprehur se Sose dhe Sami Metushi nuk kanë pasur probleme me njëri-tjetrin dhe ishin njerëz të qetë që shikonin punën e tyre. Sipas hetimeve mësohet se 52-vjeçari ka goditur me thikë bashkëshorten e tij, pas një sherri të nisur për arsye banale, i cili rezultoi fatal. Ndërkohë, Sami Metushi ka pranuar ngjarjen dhe në caktimin e masës së sigurisë, është shprehur se as vetë nuk e dinte se si ndodhi që të shkonte drejt një veprimi të tillë. “Ditën e ngjarjes m’u errën sytë, nuk di çfarë kam bërë”, është shprehur ai.

ARRESTIMI

Ka qenë një telefonatë nga persona të afërt të çiftit, që rreth orës 11:00 të datës 23 nëntor 2017, lajmëroi Sallën Operative se në Kavajë, në fshatin Karpen, kishte ndodhur krim në familje. Pas mbërritjes së Policisë dhe ambulancës është konstatuar se Sami Metushi kishte qëlluar me thikë bashkëshorten, duke e lënë të vdekur. “Më datë 23.11.2017, rreth orës 11:00, në Sallën Operative ka ardhur një telefonatë se në Kavajë, në fshatin Karpen, ka ndodhur krim në familje.

Menjëherë, në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë dhe ambulanca dhe nga verifikimet paraprake ka rezultuar se në Kavajë, në fshatin Karpen, rreth orës 11:00, shtetasi S.M., 50 vjeç, në banesën e tij ka vrarë me armë të ftohtë (thikë) bashkëshorten e tij, shtetasen Sose Metushi. Nga shërbimet e Policisë u bë i mundur arrestim i shtetasit Sami Metushi”, njoftonte Policia 2 vite më parë.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Rama prezanton “Rilindja Urbane 2.0”: 1.5 miliardë euro për transformimin e qyteteve shqiptare

12:04 / July 10, 2026

Lamallari apel qytetarëve: Zjarrvënia është krim, jo pakujdesi! Dënime deri në 15 vite burg

11:58 / July 10, 2026

Ibrahimaj për Rilindjen Urbane 2.0: Zhvillimi i qyteteve ka sjellë më shumë ekonomi

11:54 / July 10, 2026

Tirana gati për koncertin e Kanye West, ja rrugët që bllokohen dhe linjat e transportit që do të funksionojnë

11:51 / July 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.