Sabiani ka kundërshtuar lidhjen e të bijës, Keisi, me djalin e Robert Aliajt, Kristin.
Nga ana tjetër, Roberti, në një prononcim sot për “Shqipëria live”, u shpreh se ai ka ndërtuar një familje shumë të hapur dhe nuk ndërhyn kurrë në zgjedhjet e fëmijëve.
I pyetur për deklaratën e Sabianit, Roberti u përgjigj se nuk dëshiron të reagojë për këto gjëra, pasi i duken mentalitete të vjetra.
“T’i ndërhysh një fëmije ne zgjedhjet e veta është gjëja më e tmerrshme që mund të bësh në Europë, se duam të integrohemi dhe në Europë ne. Gjithë këto janë mentalitete anadollake. Një pjesë e shoqërisë ka rënë në një mentalitet mjeran. Nuk dua të bëj lajm, do thonë mediat reagoi Roberti, nuk reagoj fare unë për këto gjëra”, deklaroi Robert Aliaj.