Ndjeheni të dobët dhe të lodhur – Simptoma e parë dhe më e zakonshme e anemisë, e shkaktuar nga mungesa e hekurit është lodhja. Duke qenë se trupi nuk furnizohet mjaftueshëm me oksigjen, ai nuk arrin t’i absorbojë siç duhet lëndët ushqyese për t’i kthyer ato në energji. Pa energji ju do të ndiheni të lodhur.
Keni një dëshirë të madhe për të ngrënë gjëra që nuk kanë lidhje me ushqimin – Njerëzit anemikë mund të preken nga sindroma e quajtur pica, që shkakton dëshirë të çuditshme për të ngrënë gjëra që nuk kanë lidhje me ushqimin, si dhe, argjilë, akull etj. Studime të ndryshme kanë treguar se dëshira mund të largohet nëse pacientët marrin mjaftueshëm hekur.
Rrahjet e zemrës janë të parregullta – Rritja e rrahjeve të zemrës mund të ndodh kur krupi përpiqet të kompensojë mungesën e energjisë. Kjo është një mënyrë e trupit për të qarkulluar sa më shpejt gjakun në mënyrë që të harxhojë sa më pak hemoglobinë.
Dhimbje në gjoks – Zemra ka nevojë për oksigjen që të funksionojë, dhe në rastet kur nuk ka mjaftueshëm hemoglobinë dhe oksigjen, indet e zemrës do të veprojnë sikur keni probleme me rrjedhjen e gjakut. Në shumicën e rasteve anemia mund të shkaktojë infarkt miokardiak, njohur ndryshe si sulmi në zemër.